E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, talebanët kapin peng 30 policë

Swat -Të paktën 30 policë janë kapur peng nga Talebanët në luginën Swat, në veriperëndim të Pakistanit, ku ushtria po përballet me luftëtarë të afërt me talebanët afganë dhe me Al-Kaidën, njoftoi sot AFP-në shefi i policisë lokale, Dilawar Khan. Policët janë kapur rob pas një beteje 24-orëshe pasi mijëra talebanë rrethuan dje një postë policie në Shamozai, në këtë luginë të Himalajave më parë qendra më turistike e Pakistanit përpara se ai të binte në pjesën më të madhe në duart e talebanëve pakistanezë në verën e vitit 2007.

Ushtria, që ka filluar atje një ofensivë të gjerë që nga vera e kaluar, është thirrur në ndihmë të policëve dhe ka çarë rrethimin e postës në mbrëmje, vazhdoi komandanti Khan. Por, talebanët hynë në rrethimin e postës së policisë duke përfituar nga një ndërprerje e luftimeve gjatë natës dhe "morën peng atje 30 policë, përpara se t'i hidhnin në erë ambjentet e postës së policisë", shpjegoi oficeri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›