Kanadaja miraton planin për krizën financiare
Otava -Parlamenti i Kanadasë ka miratuar një plan antikrizë, me një buxhet prej 40 miliardë dollarësh kanadezë (32 miliardë dollarë), që do të nxisë ekonominë vendase, për përballimin e krizës. Buxheti u miratua me 211 vota pro dhe 91 kundër në Dhomën e Komuneve. Përfundimi nuk ishte aspak për të dyshuar, pasi partia liberale, grupi kryesor i opozitës, kishte njoftuar se do të votonte në favor me kusht që qeveria të japë llogari rregullisht për efikasitetin e planit të nxitjes ekonomike, gjë që kjo e fundit e ka pranuar.
Buxheti përfshin një plan për nxitjen e ekonomisë prej 40 miliardë dollarësh brenda dy vjetëve, që ka për qëllim ta nxjerrë ekonominë nga recesioni, që parashikon sidomos lehtësime fiskale për kanadezët me të ardhura të dobëta dhe mesatare si dhe rreth 12 miliardë dollarë shpenzime për infrastrukturën.