E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së shkon në Qipro

NJU JORK- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, shkon sot në Qipro për të mbështetur negociatat e atjeshme për ribashkimin. Presidenti i Republikës së Qipros, Demetris Christofias, dhe shefi i qipriotëve turq, Mehmet Ali Talat, lajmëruan të premten pas negociatave treditore se janë bërë përparime të rëndësishme. Pas takimit me Banin ata do të japin detaje të tjera. Christofias dhe Talat negociojnë qe 16 muaj për ribashkimin e dy pjesëve të Qipros të ndarë që prej vitit 1974.(Dw/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›