E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretari i Përgjithshëm in NATO-s viziton Shkupin

Sekretari i përgjithshëm i Natos Jaap de Hoop Skefer ndodhet për një vizitë lamtumire në Shkup, ku falënderoi autoritetet e këtij vendi për bashkëpunimin e deritashëm.

Sekretari Skefer shprehu keqardhje për mungesën e një zgjidhjeje të problemit midis Maqedonisë dhe Greqisë që shkakton zvarritjen e integrimit në Aleancë.

Ai tha se integrimi euroatlantik për rajonin është ‘receta' e vetme, siç u shpreh, për sigurinë dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të tij. //bsa//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›