“Shqipëria ka bërë progres, e gatshme për anëtarësim në BE”

Komisioneri Evropian Oli Rehn ripërsërit qëndrimin për zgjerimin e BE-së
TIRANE - Komisionari Evropian Oli Rehn i ka bërë thirrje BE-së, të përshijë Evropën Juglindore në procesin e zgjerimit. Sipas diplomatit finlandez, vëmendja e Brukselit për momentin është përqendruar më së shumti te ato shtete që janë në prag të mbajtjes së zgjedhjeve, siç janë Shqipëria dhe Turqia.
“Evropa është e bashkuar dhe e lirë sot. Le ta përfundojmë punën gjithashtu edhe në Evropën Juglindore, pasi parimet e lirisë dhe demokracisë, respektimit të të drejtave dhe lirive njerëzore, ku është i bazuar Bashkimi Evropian, kërkojnë veprim nga ne”, është shprehur Rehn në prag të 9 Majit, Ditës së Evropës.
Eurokomisioneri vlerësoi sigurinë dhe stabilitetin në Kosove, përmendi se negociatat për anëtarësim me Kroacinë janë në hapin e duhur, ndërkohë që sipas tij Shqipëria dhe Mali i Zi kanë bëre progres, duke paraqitur gjithashtu aplikimin për statusin e vendit kandidat.
Sipas zyrtarit të Komisionit Evropian, bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë pritet të fillojnë së shpejti, ndërkohë që edhe Bosnja ka shënuar progres, duke nënshkruar MSA-në.