E Diel, 1 Nëntor 2026

“Më 28 qershor, Shqipëria do ta vazhdojë ndryshimin me PD-në”

Deklaron kreu i FRPD-së Gerti Bogdani, gjatë takimit me të rinjtë në qytetin e Lezhës

TIRANE - Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Gerti Bogdani ka zhvilluar një takim me të rinjtë demokratë të qytetit të Lezhës. Gjatë këtij takimi kryetari i FRPD-së, vuri theksin mbi meritat që kanë të rinjtë shqiptarë të cilët kanë dhënë një kontribut thelbësor në çuarjen përpara të vendit. Bogdani deklaroi se Shqipëria sot po ndryshon falë një përkushtimi për qytetarët, një përkushtimi për Shqipërinë dhe shqiptarët, për të rinjtë gjë të cilën e ka vetëm Partia Demokratike dhe lideri i saj Sali Berisha.
“Është vizioni i kësaj partie që e bën rininë shqiptare të buzëqeshë dhe të ketë shpresë për të ardhmen. Ne të rinjtë shqiptarë duhet të ndjehemi krenarë që jemi shqiptarë. Duhet të ndjehemi me shpresë dhe të lumtur sepse kemi një të ardhme të sigurt që nuk e kishim deri para katër vitesh. Gjithë kjo punë është bërë gjatë këtyre katër viteve. Imagjinoni sa shumë do bëhet në 2009-2013 dhe në vijim. Në 28 qershor të gjithë së bashku në besëlidhje të punojmë që Shqipëria të vazhdojë ndryshimin e ta vazhdojë ndryshimin me Partinë Demokratike”, tha ai.
Duke u ndalur te hapat e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian, kreu i FRPD-së Bogdani tha, se “është i gjithë potenciali i Partisë Demokratike, jeni ju të rinjtë, kjo energji që shumë shpejt Shqipërinë do ta fusë në Evropë dhe shumë shpejt në vitin e parë të mandatit të dytë të PD-së ne si të rinj do të lëvizim të lirë nëpër Evropë”.
Më tej, kreu i FRPD-së, Gerti Bogdani theksoi se në Forumi Rinor i Partisë Demokratike, funksionon mbi baza dhe parime të qarta, ku gjithsecili jep kontributin e vet ku të gjithë së bashku punojmë për një Shqipëri më të mirë dhe mund të punojmë që të vazhdojmë ndryshimin.
Takimi i Forumit Rinor të Partisë Demokratike u përshëndet edhe nga deputeti demokrat i Lezhës, Preç Zogaj i cili u përqendrua në premtimet e mbajtura të qeverisë aktuale, në mandatin e saj të parë qeverisës.
L.Q

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›