Berisha kerkon perfshirjen e diaspores dhe te emigranteve ne procesin e votimeve
Kryeministri Berisha ne takimin e peste vjetor te organizuar nga instituti Alb-Shkenca dhe Agjencia e Kerkimit te Teknologjise dhe Inovacionit u shpreh se detyrimet ndaj diaspores jane te medha dhe se eshte absolutisht e domosdoshme qe diaspora te votoje emigracioni te votoje. Detyrimet ndaj diaspores jane te medha absolutisht e domosdoshme qe diaspora te votoje emigracioni te votoje dhe une do ta mbroj kete pikepamje deri ne fund. Eshte e domosdoshme qe qeveria te marre dhe po merr masa te nxise e te lehtesoje mbajtjen e njohurive per gjuhen dhe te njohurive te tjera me elementare per historine e kombit kulturen e tij. Por dua ta mbyll fjalen time te rikujtoj ketu fjalet e pavdekshme te presidentit Kenedi mendo cfare do te besh ti per Shqiperine sepse Shqiperia do te mendoje se cfare do te beje per ty por sado qe te mendoje ne qofte se te gjithe do te drejtojne mendjen se cfare do te bej une per Shqiperine kombi i cili ka me shume se 3/4 jashte trojeve te tij mund te kape kohen e humbur dhe mund te zere me shpejtesi vendin qe meriton si nje vend i zhvilluar ne familjen e kombeve te qyteteruara te Europes dhe botes - u shpreh kryeministri. Me pas kryeministri Berisha u ndal te arsimi i larte ku theksoi se pese vite me pare arsimi i larte ne Shqiperi ka qene arsim rudimentar sepse ka qene 4 here nen nivelin europian. Ne qofte se Europa kishte 42 studente per nje mije banore Shqiperia numeronte 12 studente per nje mije banore cka do te thote per ne qe dyert e universitetit ishin molle e ndaluar - u shpreh kryeministri. Ai vleresoi faktin se ne nje hark kohor shume te shkurter u trefishua numri i studenteve dhe se perpjekje shume te medha jane bere per reformen ne fushen e shkences ku u reformuan te gjitha institucionet akademike. Kryeministri Berisha u beri thirrje studiuesve shqiptare nga mbare bota te vijne e te aplikojme ne Shqiperi sepse Shqiperia do jete nje mbeshtetje e fuqishme per ta. Ne universitetet tona ka nje potencial te madh kerkimor shkencor por nje potencial te madh dhe te jashtezakonshem ka ne diasporen shqiptare e cila ne teresine e vet ka prirje aktive per tiu bashkengjitur kesaj veprimtarie shkencore ne vendin e vet theksoi kryeministri.
3 Shtator 2010