Sekretarja Klinton sot në Angola

Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton ndodhet sot në Angola për bisedime mbi energjinë dhe sigurinë e ushqimeve.
Sekretarja Klinton
Sekretarja Klinton është në plan të
takohet me presidentin angolez Hoze Eduardo dos Santos, si dhe me me Ministrin
e Jashtëm dhe atë të Naftës.
Zyrtarët amerikanë thonë se zonja Klinton synon t'i forcojë lidhjet me Angolën, që është një nga prodhuesit kryesorë të naftës bruto dhe një furnizues me naftë dhe gaz natyror për Shtetet e Bashkuara. Zonja Klinton po ashtu pritet të ushtrojë trysni ndaj Angolës që ta zgjerojë ekonominë e vendit, duke e vënë më tepër theksin tek bujqësia.
Vizita e Sekretares Klinton ndodh në një kohë kur Kina ka shtuar ndikimin e saj në industrinë e naftës së Angolës. Ndihmës Sekretari i Shtetit për Afrikën Xhoni Karson i ka hedhur poshtë thëniet për rivalitet me Kinën, duke e cilësuar këtë ide si "një model të Luftës së Ftohtë". Angola është ndalesa e tretë e zonjës Clinton në udhëtimin e saj në 7 vende afrikane.//lk