E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përse e majta evropiane nuk fiton më

Në zgjedhjet e fundit për Parlamentin evropian socialistët kanë arritur të marrin 184 mandate kundrejt 216 që kishin marrë në zgjedhjet e mëparshme. Rezultati është kryesisht pjesë e rritjes së grupeve të euro-skeptikëve (edhe Popullorët kanë humbur 23 vende), por më shumë ajo pasqyron  rënien e madhe elektorale të demokracive të madhe në BE.

Në Britani laburistët kanë humbur të gjitha zgjedhjet lokale dhe suplementare të muajve të fundit dhe lideri i tyre,Gordon Broën, po përgatitet për vitin e ardhëm ku do të mbajë një barrë elektorale të paparë për historinë e partisë. Në Gjermani SPD humbi zgjedhjet në krahinën e “Assia” dhe rrezikon të dali çalë/çalë në zgjedhjet parlamentare të shtatorit të ardhshëm. Në Francë, pas humbjes së kandidates socialiste për president Ségolène Royale dhe kontestimit të zgjedhjes si pasuese në krye të partisë socialiste të Martine Aubry, socialistët kanë filluar një luftë të brendshme endemike, gjë e cila e bën të qëndrojë pa ankthe dhe të flejë mirë Nicolas Sarkozy. Në Spanjë qeveria Zapatero po vuan nga ulja e besimit në popull si pasojë e krizës ekonomike më të ndjerë në xhepat e spanjollëve sesa qytetarëve të tjerë të Evropës. Dhe le mënjanë Italinë, ku Partia Demokratike nuk ka arritur akoma të shkrijë rrymat e ndryshe brenda saj.

Më sa po shohim në Evropë ka një paradoks socialist. Për të majtët ekstreme, kriza bankare e 2008 dhe recesionit të muajve në vazhdim janë pasojë  e «krizës së kapitalizmit». Është një vizion dogmatik dhe instrumentale, tipike e forcave politike që kanë pritur me padurim kushedi e sa kohë, të panevojshme, të vdekjes së ekonomisë liberale. Por është e qartë se kriza ka të bëjë me një përfundim se një kapitalizëm i egër, i pafrenë është radikale po aq sa janë edhe ideologjitë e majta radikale që e kritikojnë.

Socialistët, në teori, duhet të kishin përfituar nga kjo krizë dhe të ri-jepte, me një azhurnim të kuptueshëm, modelet ndërhyrëse dhe drejtuese që ishin vënë në zbatim pas krizës së 1929 dhe luftës së dytë botërore. Nuk do të kishte qenë e vështirë të tregonte se, për shembull, që de-regulution i viteve 80-90 la lënë në fushën e betejës, pas njëzet vitesh shumë viktima dhe të plagosur.

Por socialistët nuk arritën të përfitonin nga ky çast. Programet ndërhyrëse janë përdorur nga qeveri të djathta ose nga koalicionet e mëdhenj; edhe atje ku këto politika janë adoptuara nga qeveri të majta (Britani dhe Spanjë) madje, autorët e saj nuk  kanë pasur shumë popullaritet. Mund të thuhet se maxhoranca e evropianëve dëshiron në këtë moment një dosë të politika të majta, por nuk kanë besim te socialistët (ndoshta sepse i konsiderojnë përgjegjës të liberalizimit të fazës së mëparshme, që lejoi krizën) e preferon që punën e soministrimit të ilacit konservatorëve, si në Itali, socialistëve (Giulio Tremonti, Maurizio Sacconi, Renato Brunetta) të kaluar nga pak kohë në kampin e të moderuarve. Ja lë të tjerëve të shpjegojnë këtë dukuri që duket më shumë psikologjike sesa politike. Dhe them se kjo nuk është hera e parë. Një gjë e këtillë ka ndodhur në Britani kur Anthony Eden, pas krizës së luftës në Suez, do t’ia linte vendin Harold Macmillan.

Në vend që të ndihmonte në udhën e konsoliduar të “shpirtit shtazor” të kapitalizmit britanik, kryeministri i ri tregoi se ishte një konservator social ose, si mund të themi sot, të mëshirshëm. Në atë periudhë një karakturist i famshëm britanik, David Lovv, publikoi në të përditshmen Evening Standard një vizatim në të cilën liderët socialistë, me rroba banje, qëndronin të ulur në bregun e një lumi, kurse Macmillan, në sfond, ia mbathte më të katërta me rrobat e tyre.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›