Sekretarja Klinton?
Kur u hap fjala se Presidenti i zgjedhur, Barak Obama, kishte ftuar senatoren Hillari Klinton të bëhej Sekretare Shteti në administratën e tij, pati një mori reagimesh.
Disa e përshëndetën zotin Obama për krijimin e një ekipi ku përfshiheshin dhe rivalët, njësoj siç bëri Abraham Linkolni. Por, të tjerë, kritikë të ftesës, thonë se është një gabim në kufijtë e herezisë.
Këta theksojnë se nuk është e mençur të shpërblesh ish-rivalët që do të sjellin një bagazh jo të vogël, mes të cilëve dhe një bashkëshort ish-President. Kundërshtarët e Hillari Klintonit si Sekretare Shteti, e pranojnë faktin se ajo është e kualifikuar për këtë post, por, sipas tyre, çështja nuk përfundon këtu.
Pjesërisht kundërshtimet lidhen me faktin se një numër i konsiderueshëm ish-zyrtarësh të administratës Klinton ose janë pjesë e ekipit të tranzicionit të Presidentit të zgjedhur Obama, ose kandidatë për poste në Shtëpinë e Bardhë.
Por, ta quash këtë disavantazh është budallallëk, pasi administrata Klinton ishte e vetmja administratë e demokratëve që nga koha e Xhimi Karterit, në vitin 1981. Të kërkosh të ngresh një ekip pa përvojë, nuk do t'i shërbejë as popullit dhe as Presidentit.
Duke zgjedhur zonjën Klinton, Obama dëshmon edhe një herë se nuk ka frikë të rrethohet nga njerëz të mençur dhe të aftë. Si ish-Zonja e Parë dhe anëtare e Komitetit të Mbrojtjes në Senat, ajo është e familjarizuar me mundësitë dhe rreziqet që shoqërojnë të ashtuquajturat politika të buta apo të ashpra.
Fushata e fuqishme e zonjës Klinton në mbështetje të Obamës, gjatë vjeshtës së këtij viti, është dëshmi e asaj se Obama dhe Klinton mund të funksionojnë si ekip. Por, nëse Obama zgjedh Hillari Klintonin, shqetësimet e mbështetësve dhe kundërshtarëve të vendimit lidhen me rolin e ish-Presidentit Klinton.
Një numër ekspertësh po shohin me kujdes fondet miliona dollarëshe që ish-Presidenti Klinton ka mbledhur për bibliotekën e tij presidenciale dhe fondacionin që drejton. Një pjesë e këtyre fondeve vjen nga qeveria apo individë të huaj, që kanë interesa konkrete në politikën e jashtme amerikane.
Është shumë e rëndësishme që ish-Presidenti Klinton të bëjë publike të gjitha burimet e fondeve të tij, pasi bashkëshortja vazhdon të ketë poste publike. Në mesin e donatorëve për projektet e ish-Presidentit Klinton janë dhe Katari, Kuvajti, Brunei, Tajvani dhe Emiratet e Bashkuara, që besohet se kanë dhënë nga një milion dollarë secili. Raportohet se familja mbretërore saudite ka dhënë 10 milionë dollarë donacione për projektet e Bill Klintonit.
Nëse zonja Klinton do të shërbejë si kryediplomatja e Shteteve të Bashkuara, atëherë amerikanët duhet ta dinë se cilat grupe interesi të huaja kanë bërë dhurime bujare fondesh në projektet e ish-Presidentit.
Edhe më e ngatërruar është përgjigjja e pyetjes se si do ta vazhdojë karrierën e vetë Bill Klintoni përmes fondacionit dhe bibliotekës, nëse bashkëshortja do të bëhet Sekretare Shteti.
Bill Klinton, në rast se Hillari Klinton do ta merrte postin, duhet të heqë dorë nga biznesi i fjalimeve fitimprurëse, të cilat janë shumë të paguara, si dhe duhet të mos përfshihet në arritje marrëveshjesh të ndryshme.
As Presidenti Obama e as Hillari Klinton, nëse bëhet Sekretare Shteti, nuk kanë dëshirë të kenë kokëdhembje nga problemet që mund të krijojë aktiviteti i ish-Presidentit.