The Show Must Go On
Kujt i duhet mbështetja e Serbisë për punët që ndërkombëtarët duhet të bëjnë në Kosovë? Preteksti më i përdorur është se pa miratimin dhe mbështetjen e Beogradit, EULEX-i, misioni civil dhe policor i BE-së, nuk mund të instalohet në krejt territorin e Kosovës.
Duke kërkuar miratimin e Beogradit për aktivizimin e EULEX-it në terren, BE-ja i ka njohur Serbisë sovranitet territorial mbi Kosovën. Prishtina zyrtare reagoi me vonesë, duke thënë se nuk është pyetur nëse i duhet njohur Serbisë apo jo ky sovranitet.
Procesi i njohjes ndërkombëtare të shtetit të ri ka hasur një ndalesë të rrezikshme dhe procesi i paqes është vënë në pikëpyetje. Situata i ngjan shumë momentit të instalimit në Kosovë të trupave paqeruajtëse, kur rusët morën nën kontroll aeroportin e Sllatinës, thuajse me një ofensivë pushtimi.
Analistët vrapojnë të theksojnë se kjo është përplasja e parë e Prishtinës zyrtare me Perëndimin që solli lirinë dhe po e trajton atë si një plaçkë tregu. Por në fakt, shqiptarët nuk e kanë penguar, as e kanë ndërmend ta pengojnë instalimin e EULEX-it në Kosovë. Dhe nëse çështja është “a të instalohet EULEX-i në Kosovë”, kjo për shqiptarët nuk përbën asnjë lloj dileme.
Gjashtë pikat e propozuara nga Ban Ki Muni në fakt janë mina më e madhe nën këmbët e misionit evropian, që u nis si mision mbështetës i asistencës teknike dhe rrezikon të shndërrohet në një mision politik, i mbivendosur dhe fuqiplotë. Të paktën për komunat shqiptare në Kosovë.
Ndarja e Kosovës në territore të pastra etnike, me të gjitha shërbimet shtetërore të sigurisë dhe financave të ndara, pezullimi i integritetit territorial të Kosovës që buroi nga pakoja Ahtisari dhe nga vendimi i Kuvendit të Kosovës për pavarësi, kontrolli i Kosovës nga 2 misione të veçanta ndërkombëtare - njëri për serbët dhe tjetri për shqiptarët - përbën ndarje faktike dhe definitive të Kosovës, sado i shkurtër qoftë plani zbatimor i planit gjashtëpikësh. Jo vetme kaq: Kosova bëhet një Bosnje e dytë, një faktor permanent destabiliteti mbarërajonal.
Ky proces kërkon domosdoshmërisht rikthimin e forcave të armatosura të Serbisë në komunat që do t’i administrojë UNMIK-u. Ky është kushti më elementar për rehabilitimin e sovranitetit real serb mbi territoret që po njihen si “serbe”. Edhe pse kjo nuk parashihet në draftin e Ban Ki Munit, UNMIK-u do të deklarojë se nuk ka rrugëdalje tjetër... Dhe atëherë do të jetë vonë.
Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë bërë të qartë se janë të interesuara më shumë të fitojnë kohë përballe presionit ndërkombëtar në rritje për këtë opsion sesa ta demantojnë planin qysh në djep. Demonstrata e së mërkurës në Kosovë vetëm sa i shton kundërshtimit zyrtar të Prishtinës një dimension popullor dhe një komponentë politik formal. Cilido që pranon negociata mbi këtë plan, sapo ka dalë nga politika...
Nëse z. Ban Ki Mun arrin të dalë mbi zërat kundër tij dhe teza e tij fiton më shumë terren në BE, një gjë është e sigurt: Evropa do të dalë më e humbura e këtij procesi. Riaktivizimi, qoftë edhe i pjesshëm i konflikteve në Ballkan, zjarrin e ndez në portat e Evropës dhe bllokimin kryesor e Ben mbi rrugët parësore të transporteve të saj. I favorizuari i vetëm është trafiku i paligjshëm i çdo malli, përfshire trafikun e njerëzve.
Prej këtij çasti, EULEX-i nuk ka më arsye të jetë i pranishëm në Kosovë, sepse atëherë vetë shqiptarët do ta refuzojnë, ndërsa UNMIK-u do të gjendet në mes 2 zjarresh. Shqiptarët do ta konsiderojnë atë një mision “armik”, ndërsa serbët një pengesë për përparimin e pozitave të tyre në rrafshin ushtarak.
Në cilindo rast, a janë të gatshëm serbët ose shqiptarët t’i hyjnë një ofensive ushtarake? Asnjëra palë nuk ka interes për ketë opsion, pavarësisht shtrëngimit kërcënues të dhëmbëve dhe shtimit të ngjarjeve terroriste. Por rusët sapo kanë humbur shumë në rrafshin ndërkombëtar nga ajo që ndodhi në Gjeorgji, ndërsa shqiptarët nuk janë të sigurt se NATO-ja do ta përsëriste aktin heroik të vitit 1999. Këtë e di edhe Ban Ki Muni, edhe Havier Solana.
Në gjykimin tim është më e saktë të thuhet se për serbët Kosova është bërë një plaçkë shumë e shtrenjtë tregu. Në lidhje me rikthimin e Serbisë në Kosovë, këtë përrallë nuk e besojnë dot as vetë serbët. Ata e dinë se e kanë humbur Kosovën, dhe thjesht po e shkëmbejnë lëshimin e saj me favore të karakterit politik dhe jo vetëm. Në Serbi kjo prodhon vota dhe para. Në Kosovë nervozizëm. Në Evropë kjo favorizon miratimin e lehtësive për integrimin sa më të shpejtë të Serbisë në BE (prapë vota), dhe sigurisht, më shumë fonde komunitare të ndihmës. Në SHBA kjo prodhon vetëm dhimbje koke dhe të ardhura për lobistët proshqiptarë dhe proserbë. Kaq.
Pjesa tjetër është teatrilitet steril dhe diplomaci boshe, për fat të keq, tipike evropiane - tani e transpozuar edhe në OKB.
Megjithatë, për sa kohë që shfaqja ka spektatoret e saj, The Show Must Go On.
Shqiptarët, me gjak të ngrirë, do të përshpejtojnë zbatimin e pakos së Ahtisarit, e cila u pranua si kompromis që Kosova të mos jetë një shtet shqiptar, por edhe serb. Ama të jetë shtet.
Vështirësia e instalimit të EULEX-it në Kosove do të përdoret nga grupi kryesor i shteteve evropiane, që e kanë njohur Kosovën, si katalizator për të njehsuar politikën e jashtme - deri tani jo kohezive - të Bashkimit Evropian në raport me Ballkanin, më shumë sesa vetëm me Kosovën.
Është koha e gjetjes së një exit-policy (politikës së daljes) së SHBA-së nga Ballkani. Është koha e një situate të re gjeopolitike, që, ose do të prodhojë rishkrim të plotë të kufijve në Ballkan (tejet e vështire që të ndodhë), ose do ta dënojë Ballkanin me paqe.
Ban Ki Muni me gjashtë pikat e tij më shumë i mëshon kësaj të parës. Por unë jam i bindur se nuk e ka seriozisht.
Më 6 nëntor edhe Sekretari i Jashtëm britanik, Devid Miliband, vizitoi Prishtinën dhe bëri të qartë se “asgjë nuk ka për të ndodhur”. “Ju nuk do të shkelni asnjë vijë të kuqe”, - siguroi Miliband.
Ta rikthesh Ballkanin në debatin evropian të 1870-ës, do të thotë t’i kthesh shqiptarët, bullgarët, serbët dhe grekët te opsioni i krijimit të shteteve kombe, pa folur për Maqedoninë, Bosnjën dhe Kroacinë. Nga ky proces i orkestruar historikisht keq nga Fuqitë e Mëdha, shqiptarët kanë dalë më të humburit. Nëse dikush ka diçka për të fituar në këtë mes, shqiptarët përsëri vijnë të parët në rend, edhe pse flasin të fundit.
Por, askujt nuk i intereson riciklimi i paqëndrueshmërisë në Ballkan. As vetë serbëve. Është pjesë e filozofisë së tyre që humbjet t’i shesin si fitore, duke realizuar në fakt fitore të dyfishta në rrafshin politik dhe ekonomik. Dhe me siguri ata përsëri do të humbin...
Evropa do të jetë e para që do t’i bëjë Serbisë të gjitha ato lëshime që duhen për ta qetësuar, do të justifikojë qëndrimin në pushtet të forcave politike pseudo-evropiane serbe, në mënyre që të ruajë atë kontroll politik i cili garanton marrëdhënie të mira me Rusinë (e cila sjell edhe gaz, edhe naftë, edhe lëndë të para për industritë kryesore evropiane) politikë e cila në fund të ditës, u jep më shumë të ardhura të gjitha palëve në proces dhe zbut kostot e recensionit ekonomik. A nuk është ky problemi kryesor dhe global që ka përfshire Evropën?
Shqiptarët në këtë situatë kanë vetëm një detyrë: Të vazhdojnë paqësisht zbatimin e pakos Ahtisari, duke besuar se interesi i tyre nuk ruhet veçse me vendosmërinë ndaj rrugës së nisur drejt pavarësisë, me maturi të shtuar politike dhe me një dëshirë të ripërtërire për të ndërtuar një shtet të së drejtës, një ekonomi të hapur tregu dhe një sistem demokratik pa hijet e së kaluarës - as të largët, as të afërt.