Grevistët me imunitet për kryetarin e së majtës
Qetësia e rajonit nuk është aq e paqtë sa ta kesh lakmi në zhvillimet e ditëve të fundit, ku gjeopolitika ka prodhuar reaksione që ziejnë pak e nga pak në gadishullin antik përballë kohëve moderne.
Një projekt me gjashtë pika i Ban Ki Munit, Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, ka përcjellë ankth në Kosovë, një ngjarje që do të jetë dhe në axhendën politike të OKB-së për vitin që vjen. Maqedonia ka dërguar në Hagë fqinjin e saj Greqinë, duke e akuzuar se ka penguar anëtarësimin e saj në NATO. Serbia ka bindur me votim në Kombet e Bashkuara që të dërgojë po në Gjykatën Ndërkombëtare një rezolutë ku të shqyrtohet ligjshmëria e pavarësisë së Kosovës. Bosnja është në një situatë të brishtë sigurie.
Tirana nuk mbetet keq me gjithë përparimet, kur një grevë urie e 11 deputetëve ka mbërthyer prej më se një javë politikën. Forumi për Demokraci dhe Etikë me të drejtë përmendi ngathtësinë e politikës shqiptare për të qenë më e vëmendshme, më e kujdesshme dhe më me prani në qëndrimin mbështetës të asaj që po nis të zhvillohet në Prishtinë. Nënsekretari Daniel Frid tha se mbështetja amerikane vazhdon dhe Kosova është shtet sovran i pavarur, duke ftuar autoritetet e Prishtinës të marrin vendimet për instalimin e misionit EULEX.
Në perceptimet e analistëve të huaj mendohet se Evropa do të jetë më e pranishme në Ballkan, çka do të thotë që pavendosmëria e saj e shfaqur kohë më herët se marrja e vendimeve të rëndësishme mund të rikthehet, që nënkupton ekuilibra e raporte të reja. Në kohët e ndërrimit të administratës presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpresa e tjetërsimit të qëndrimeve lëkundet në jo pak qarqe politike në botë, ndonëse harta e tyre gjeopolitike ka një status gjithherë të qëndrueshëm.
Në Tiranë, në ditën e tetë, partitë e vogla politike janë drejt një aksioni të rëndë shëndetësor, në një grevë urie që tregon se marrëveshjet e vështira në Shqipëri po rilindin dhe klasa politike kërkon mbijetesën në çdo lloj forme. Të gjendur një herë në mbështetje për konsensusin mes PD-së dhe PS-së, pas miratimeve jo të pakta të ndryshimeve kushtetuese, ndërkombëtarët janë në dilemë për të marrë një qëndrim për atë që po ndodh në Tiranë. Ka mjete zgjidhjeje, - thonë ata, - ka vend për ndryshime, mund të korrigjohen disa episode, ndërkohë që palët në kërkesë: LSI, PDK, PS’91, nga njëra anë dhe PD e PS nga ana tjetër, mbajnë kuotat, duke mos toleruar aksione të tjera të papeshuara qartë.
Nuk reflekton aspak vizion të kthjellët, mendim të mençur politik qëndrimi shtrirë i 10 deputetëve e qëndrimi ulur i 130 të tjerëve që duan të marrin vendime të bëjnë një seancë normale. Janë shumë probleme që Parlamenti kërkon dhe duhet të përmbyllë me nxitim. Kodi Zgjedhor është pika e ngrirjes së Parlamentit dhe ditët shkurtohen drejt afatit të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009, një testim me rëndësi tejet të veçantë për vendin tonë. Buxheti i shtetit prej 5.2 miliardë dollarësh, udha e shumë investimeve, projekteve, domosdoshmërisë, pret të marrë miratimin nga Parlamenti. Të djathtët presin reagimin e socialistëve, pasi ata kanë rënë dakord me opozitën për reformën zgjedhore, kodin dhe po diskutojnë detajet. Nëse PD-ja prish dhe një herë marrëveshjen e shumëvonuar dhe të mezibërë me PS-në, atëherë mundësitë e riparimit pakësohen me nxitim në politikën tonë. Ajo që u ngjiz, nuk është se arnohet kollaj në ditët që presim, por realisht, socialistët kanë aleatët e tyre në këtë pretendim që ka rënë në rrjetën e grevës.
Ndjeshmëria e monitoruesve ndërkombëtarë ka qenë më e madhe dje, duke parë vendosmërinë e grevistëve me imunitet, por dhe duke peshuar një zgjidhje për procesin e votimeve 2009. Rrjedhjet e deputetëve jo të paktë nga PS-ja drejt LSI-së apo në parti të tjera të majta politike, ka hapur një problem “vrime ozoni” në PS dhe kjo është greva reale që ka opozita. Rama tashmë në një vështirësi të dominimit të opozitës për të qenë lideri i saj, është në udhëkryq, ku Gjinushi ka luajtur duke qenë si gjithnjë përfituesi, ndonëse me elektorat të dhuruar nga PS-ja, ndërsa Meta humbës, megjithatë ka vendin e tretë në kalendarin politik të vendit me elektorat të marrë më së shumti nga PS-ja.
Kjo tërheqje e kryetarit ka tkurrur partinë dhe tashmë aktorët kanë dalë jashtë fushe, duke iu rikthyer komunikimit mes tyre me një mjet aq të lashtë sa ç’është braktisja e jetës në këmbim të një vendi pushteti në garën që pritet të bëhet në qershor. Sistemi i pranuar nga të gjithë duhet të sjellë një zgjidhje dhe për grevistët, një pjesë e të cilëve kanë parti që janë prodhime Kuvendi e jo terreni. Meta, Ndoka, si drejtues partish dhe deputetë të tjerë jashtë grevës, janë të majtë që i përkrahin ka një moment që do ta kristalizojë. Kjo grevë mund të përcaktojë dhe nga do të anohet më shumë e majta, nga Rama që krahas problemeve të brendshme të largimeve, ka dhe bashkinë, thuaj jashtë menaxhimit, apo nga Meta, që gradualisht i ka marrë anëtarë dhe elektorat Ramës, duke ia ngushtuar oborrin e partisë. Kjo është greva që do të mbledhë rreth tryezës kuvendin e të majtëve që po mundohen prej tre vitesh të zgjedhin një kryetar, me ose pa imunitet. Këtë herë gjasat janë të përcaktojnë një fitues që do të mundësojë rindërtimin e një partie, pavarësisht se cili do të jetë sheshi i ndërtimit në Tiranë qendër apo në Tiranën e re. Ata po masin kohën për të zgjedhur mes Ramës që ka konsumuar gjithnjë pushtet apo Metës që ka konsumuar më shumë opozitë.