Sekretet, që nxirja e trupit të rezistojë më shumë
Është e drejtë të përdorim të njëjtin produkt për fytyrën dhe trupin për t’u mbrojtur nga dielli? Nxirja në trup mund të rezistojë më shumë se zakonisht? Kremi pas plazhit është i domosdoshëm? Është e vërtetë që scrub-i fshin nxirjen? Pas ekspozimit në diell ngelen disa njolla të errëta antiestetike? Ekspertët u përgjigjen të gjitha pyetjeve që secilit mund t’i kujtohen gjatë periudhës së verës dhe fillimit të pushimeve.
Vetëm pak personave arrijnë të kenë një nxirje të plotë të lëkurës për një kohë të gjatë. Nxirja na dhuron një pamje më të këndshme dhe na bën të ndihemi më të bukur. E dimë mirë megjithatë, se të mbrohemi nga rrezet e dëmshme duhet të mos e teprojmë dhe të mbrohemi nga këto rreze, që shkaktojnë djegie, irritime dhe plakje të lëkurës. Dermatologia italiane Magda Belmontesi, jep udhëzimet e duhura për nxirje në mënyrën më të shëndetshme. Ja cilat janë këshillat për kremin, të ushqyerin, truket, që ngjyra juaj të zgjasë sa më shumë, por edhe si të eliminohen njollat e errëta që mbeten nga ditët e kaluara në plazh.
Si ta përgatisim lëkurën për ekspozimin ndaj rrezeve të diellit
Fillimisht është e nevojshme të përdoren produktet e duhura për t’u mbrojtur nga rrezet UVA dhe UVB, por edhe për të parandaluar plakjen. Pra problemi është shumë më i gjerë se njollat e errëta, bëhet fjalë për një dëmtim më të rrezikshëm të lëkurës dhe të fibrave elastike, të cilat me kalimin e kohës nuk janë efikase siç duhet.
Si të veprojmë që nxirja e trupit të zgjasë
Një herë në javë këshillohet pastrimi i thellë i lëkurës (scrub), pasi në këtë mënyrë ngjyra juaj do të rezistojë më gjatë. Nuk është absulutisht e vërtetë që pastrimi i thellë zbeh ngjyrën e marrë nga rrezet e diellit, ai thjesht largon qelizat e vdekura dhe do të evitonin “efektin leopard” të rrjepjes. Pastrimi e bën lekurën më të shkëlqyeshme dhe të lëmuar. Në këtë rast mund të aplikohen kremra ngjyrues ose normalë për nxirje të cilët janë mjaft të thjeshtë për t’u përhapur në mënyrë uniforme. Një tjetër aspekt i rëndësishëm është hidratimi i lëkurës, për të ruajtur butësinë dhe shkëlqimin.
Si mund të eliminohen njollat e errëta
Njollat janë të dallueshme lehtësisht. Disa prej tyre mund të eliminohen vetëm me anë të laserit, ndërsa njollat më të thjeshta klasike mund t’i kurojmë por edhe t’i parandalojmë. Kujdesi për lëkurën fillon që në muajt e dimrit. Në këtë periudhë duhet të përdoren kremëra eksfoliantë ose peeling për t’u dhënë lëkurës pamje uniforme. Nëse lëkura është e errët, kujdesi duhet të jetë më minimal, ndërsa në rastet e një lëkure të zbehtë duhet më shumë kujdes.
A mund të përdorim të njëjtin produkt për fytyrën dhe trupin
Idealja do të ishte të mos përdornim të njëjtin produkt. Në fytyrë, qafë dhe dekolte, që janë pjesët më të prekshme nga dielli në të gjitha stinët e vitit, do të këshillohej të përdorej një mbrojtje me faktor të lartë gjatë periudhës së pushimeve. NË trup mund të përdorim një krem me faktor më të ulët, pasi në këtë mënyrë do të përftonim edhe nxirjen. Për mbrojtjen e fytyrës dhe qafës, mund të zgjidhet një produkt me antioksidant, i pasur në të njëjtën kohë edhe me vitaminën A, vitaminën E, acidin lipoik, koenzimën Q10: të gjitha këto substanca kanë aftësinë për të forcuar mbrojtjen ndaj diellit. Por mbrojtja me kremra nuk mund të izolojë tërësisht rrezet e dëmshme. Në gjendje normale ato kanë aftësinë për të mbrotur deri në 55 për qind. Aftësia e antioksidantëve është që të favorizojë një nxirje më të plotë dhe në të njëjtën kohë redukton dëmet nga plakja e lëkurës. Përdorimi i produkteve për t’u mbrojtur nga dielli duhet të fillojë që në moshë të re, për ta mbajtur sa më të freskët lëkurën.
Produktet suplementare janë të nevojshme?
Është e rëndësishme që produktet suplementare të merren nga goja. Për vite me radhë u përdor në masë të gjerë betakaroteni, por kohët e fundit vjen një sinjalizim: nuk rekomandohen medikamentet, por substancat dietike. Tendenca e re ka të bëjë me zëvendësimin e acidit lipoik me betakaroten, një nga antioksidantët më të fuqishëm që veprojnë kundër radikaleve të lira.
Trajtimi i lëkurës pas ekspozimit është i domosdoshëm edhe kur përdorim krem mbrojtës?
Trajtimi i lëkurës pas ekspozimit në diell nuk është një alternativë që nënkupton kremin e ditës apo kremin e natës, por diçka tjetër. Megjithatë mos harroni që para se të shtriheni për të fjetur, të aplikoni kremin e natës për fytyrën, por edhe një krem për trupin. Për ditën mund të aplikohet kremi normal i ditës me antioksidant, ose thjesht mbrojësi nga dielli. Duhen evituar orët më të nxehta, lyerja me krem duhet të kryhet në dy ose tre orë sepse humbet efikasitetin. Nuk është e domosdoshme që personat me lëkurë të yndyrshme të aplikojnë përzierje kremrash për t’u mbrojtur. Ata duhet të zgjedhin kremin mbrojtës për llojin e lëkurës.
1 Gusht 2009