Meshkujt, 10 arsye pse mund ta humbisni një femërf
Ju e pyesni veten se pse ajo nuk iu përgjigjet telefonatave tuaja? Ne po ju paraqesim 10 mënyra se si mund ta humbisni një femër. Djem lexojeni me kujdes!
Ngrënia e keqe
Asgjë nuk e çmend më shumë një femër sesa shikimi i një mashkulli derisa e përtyp një copë mishi. Femrat e urrejnë kur meshkujt flasin me gojën plot, dhe i shtrëngojnë thikën e pirunin egërsisht sikur nuk po presin dot ushqim. Djema, nëse dëshironi të keni një takim të dytë hani mirë.
Përtesa
Gratë mund të falin shumë, por jo edhe sorollatjen nëpër shtëpi pa bërë asnjë punë. Gratë urrejnë kur burrat tregohen përtacë dhe nuk kujdesen të paktën për gjërat e veta. Është e pafalshme rrëmuja e krijuar në shtëpi, me rroba e gjëra të tjera të lënë në dysheme.
Duhanpirja
Tymosja e cigareve, apo papastërtia e dhëmbëve nga cigarja nuk do të ju ndihmojë të shkoni mirë me të dashurën tuaj. Posa t’ju afrohet ajo do të dëgjoj erën e keqe të duhanit, dhe do t’ju thotë: “Unë dua të puth një mashkull e jo një taketuke”.
Inatosja
Veprimet tuaja si të një vampiri, ngritja e zërit pa arsye nuk janë një nga ato gjërat që i pëlqejnë vajzat. Xhelozia e juaj e paarsyeshme, apo takimet për “qërim të hesapeve” janë gjëra që ju pengojnë vajzave më së shumti. Prandaj, kujdes fjalorin dhe kontrolloni veten.
Një baba
Një fëmijë në skenë është shumë për dëshirat e një vajze. Ajo do të preferonte më shumë një djalë beqar se sa një burrë me një fëmijë jashtë martesës.
Qimet
Ajo do të ik nesër kur është fjala te flokët, llogaritni mirë. Nuk do të jeni aspak tërheqës nëse keni qime në hundë dhe i gjithë trupi juaj është i mbuluar nga ato. Kjo është një gjë neveritëse për femrat.
Dhëmbët
Higjiena e papastër: të jesh i papastër nuk është bekim. Vajzat rrëqethen nga meshkujt me dhëmbë të palarë. Ato e urrejnë erën, frymëmarrjen me erë të hudhrës dhe thonjtë e papastër.
Lojërat kompjuterike
Dhënia pas lojërave kompjuterike nuk është aq argëtuese për vajzat sa është për meshkujt. Ajo do të lodhet një ditë nga lojërat tuaja dhe nga ti.
Të sharat
Përdorimi i fjalëve të ulta. Më mirë një bisedë e vogël, por e këndshme, sesa përdorimi i fjalëve të “ndyra” gjatë tërë kohës. Vajzat nuk e arsyetojnë këtë. Është irrituese kur një mashkull e ndjen të nevojshëm përdorimin e shpeshtë të këtyre fjalëve.
E veshura pa shije
Veshja e bukur tek djemtë është po aq e rëndësishme sa edhe për vajzat. Nuk është krenari të vishesh pa shije, dhe veshja juaj të jetë aspak e modës. Vajzave u pëlqen kur i dashuri i tyre duket bukur. Nëse ndonjëherë ju shkon mendja të vishni sandale me çorape, atëherë do t’i keni punët keq.
1 Gusht 2009