E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekreti bankar, ditët e fundit të një ligji

Në fi llim të viteve ‘90, Zvicra
u përball me kritika
të ashpra nga e gjithë
bota, për shkak të refuzimit
për të kthyer asetet financiare
të viktimave të Holokaustit, që
ndodheshin në bankat e saj. Sot,
Konfederata është përfshirë nga
një tjetër krizë. Sikundër ndodhi
edhe në vitin 1990, në fokus janë
sërish bankat dhe këtë herë presioni
është shumë më i madh. Në
lojë është i ashtuquajturi "sekreti
bankar", një koncept që gjendet
rëndom në letërsinë policeske
dhe është pjesë e identitetit të
vendit, po aq sa orët apo djathi.
Goditja e parë e rëndë ishte ajo e
18 shkurtit të kaluar, kur banka
e madhe, UBS, duke rënë ndesh
me ligjin e sekretit bankar, u
detyrua që të publikonte emrat
e rreth 300 personave që dyshoheshin
për shmangie taksash.
Ky informacion iu dha autoritetit
amerikan të taksave, IRS. Për të
siguruar bashkëpunimin e UBSsë,
amerikanët kishin kërcënuar
se do ta hidhnin bankën në gjyq
në Shtetet e Bashkuara. Autoriteti
Mbikëqyrës i Tregut Financiar
Zviceran, duke iu druajtur një
procesi gjyqësor që mund ta
çonte bankën në falimentim, futi
një paragraf në ligjin bankar, i cili
do t‘i lejonte publikimin e emrave
të personave të kërkuar nga autoritetet
e përtej oqeanit. Ndërkohë,
Gjykata Federale Administrative
Zvicerane u përpoq që ta
ndalonte procesin në vijim mbi
disa kundërshtime të një numri
të madh klientësh të bankës, por
sakaq të dhënat kishin mbërritur
në duart e amerikanëve.
Nga sa dukej, banka më e madhe
e Zvicrës me vetëdije i kishte
inkurajuar klientët amerikanë
që të shmangnin taksat. Sipas
kërkesës së palës amerikane, UBS
duhet të paguajë një gjobë prej
624 milionë eurosh. Si për ironi,
banka që kishte luftuar gjithmonë
për "sekretin bankar", e kishte
vënë atë në rrezik më shumë se
asnjë bankë tjetër. Gjithë ministrat
e Financave që ka pasur
Zvicra, sekretin bankar e kanë
cilësuar "të panegociueshëm", e
megjithatë vit pas viti, në kundërpërgjigje
të presionit, ata do të
bënin lëshime të vogla në kurriz
të këtij sekreti. Aktualisht, qeveritë
e ndryshme në botë, të ngërthyera
nga kriza fi nanciare dhe
mungesa e likuiditeteve, po përfi
tojnë nga rasti që t‘i japin fund
sekretit të bankave, në mënyrë që
të kenë akses në informacionin
për bashkëkombësit përkatës, të
cilët kanë kryer shmangie taksash
duke fshehur asetet e tyre në
Zvicër. Krerë shtetesh nga vende
të ndryshme të botës, përfshirë
Kryeministrin britanik, Gordon
Braun; Presidentin francez, Sarkozi
dhe Kancelaren gjermane,
Angela Merkel; kanë bërë bashkë
forcat, duke u shpallur luftë
"parajsave të taksave" dhe një nga
shigjetat e sulmeve të tyre është
drejtuar pikërisht kundër Zvicrës.
Organizata për Bashkëpunim
Zvicrës po i kërkohet që të heqë dorë nga parimi i sekretit bankar,
ndërkohë që Shtetet e Bashkuara, Britania, Gjermania dhe vendet
e tjera i janë futur punës për eliminimin e zonave të ashtuquajtura
"parajsa taksash". Në këtë situatë, zviceranët po pyesin veten a do
t‘u ndryshojë pas kësaj standardi i jetesës?
Sekreti bankar
Është një parim ligjor, sipas të cilit bankat lejohen që
të mbrojnë informacionet personale të klientëve të
tyre përmes përdorimit të llogarive bankare në bazë
numrash, dhe jo emrash. Ky parim është shumë më i
efektshëm në disa vende të përcaktuara, të tilla si Zvicra,
ose në zona të ashtuquajtura "parajsa taksash". Parimi
u ligjërua me Ligjin e
Bankave Zvicerane të
vitit 1934, që i parapriu
krijimit të bankave
zvicerane. Jo rrallë ky
parim konsiderohet
si një nga aspektet
kryesore të bankave
private. Ai është
akuzuar shpesh nga
qeveri dhe organizata
të ndryshme, si një nga
instrumentet kryesore
të "ekonomisë së
fshehtë" dhe "krimit të organizuar". Ndaj Zvicrës dhe
sekretit të saj bankar janë bërë shpesh akuza të ashpra
në lidhje me fshehjen e parave që diktatorë të ndryshëm
u kishin vjedhur popujve të tyre.
dhe Zhvillim Ekonomik (OEDC)
po shqyrton futjen e Zvicrës në
listën e zezë të "parajsave të taksave".
Grupi G-20 i vendeve më
të industrializuara të botës, që
do të mblidhet në muajin prill
në Londër, e përjashtoi Zvicrën
në mënyrë demonstrative nga
pjesëmarrja në takim. Në Londër,
qeveria britanike po shqyrton
ndërkohë marrjen e masave
konkrete ndaj Zvicrës dhe zonave
të tjera që nuk njohin rregullat e
taksave. Sot, më shumë se kurrë,
Zvicra ndodhet në një pozitë
shumë të vështirë. Si edhe në
të shkuarën, qeveria e Bernës
shprehet pasive për sa u takon
reagimeve ndaj zhvillimeve të
fundit, që kanë në qendër vendin
dhe sistemin e tij fi nanciar. Ky
qëndrim ka ngjallur një kritikë
shumë të madhe dhe të gjerë
nga shumë vende. Edhe në këtë
rast, ajo po tregohet shumë e
ngadaltë në zgjidhjen e situatës
dhe dhënien e përgjigjeve të
pritura. Ministri zviceran i Financave,
Hans-Rudolf Merz, 66 vjeç,
pati një goditje zemre vjeshtën e
kaluar. Kjo e ka bërë që sot e kësaj
dite të jetë ende i parehabilituar
plotësisht. Kur gazetarët e pyetën,
një javë më parë, se përse qeveria
nuk po reagonte siç pritej, ai u
përgjigj plot nervozitet se nuk
bëhej fjalë për aktet e ndonjë
komedie dhe se çdo çështje
kishte axhendën e vet në qeveri.
Më në fund, qeveria u ndërgjegjësua
dhe ka caktuar një komitet që
do të merret me strategjinë. Por
ajo çka ka më shumë rëndësi,
është fakti se sekreti bankar nuk
është më për Zvicrën një çështje
"e panegociueshme". Disa ditë
më parë, ministri i Financave
pranoi faktin se Zvicra duhet të
"bënte kompromis". Ndërkohë,
dy ministra të kabinetit qeveritar,
ajo e Drejtësisë dhe ministri
i Jashtëm, deklaruan se ndoshta
Zvicra duhet të hiqte dorë nga
mbrojtja që u kishte dhënë deri
më tani shmangësve të taksave.
Në këto zhvillime, edhe bankat
po rimendojnë e rikonfi gurojnë
pozicionet e tyre. Osvald Grubel,
shefi i ri i UBS-së, tha në një
intervistë: "Tashmë është vënë
në diskutim vazhdimësia e fshehjes
së shmangësve të taksave
nën mantelin e sekretit bankar".
Edhe bankieri privat nga Gjeneva,
Pierre Mirabaud, president i të
fuqishmes Shoqata e Bankierëve
Zviceranë, deklaroi së fundmi se
vendi mund të mos ta kishte më
të nevojshëm vazhdimin e praktikës
së sekretit bankar. Qeveria
zvicerane ka nënshkruar marrëveshje
me Bashkimin Evropian
dhe Shtetet e Bashkuara në lidhje
me bashkëpunimin për çështjet
e përbashkëta të shmangies së
taksave. Ndërkohë, një kompromis
i propozuar për zgjidhjen e
çështjes po gjen një mbështetje
gjithnjë e më të madhe mes politikanëve
të partive pro-biznesit,
edhe pse ende nuk është arritur
shumica e duhur për t‘u shndërruar
në vendim. Sipas këtij propozimi,
Zvicra mund t‘u ofrojë
asistencë juridike gjykatave të
huaja në të ardhmen, në rastet
e shmangieve të zakonshme të
taksave nga klientët e bankave
të vendit, por duke aplikuar për
qytetarët e saj dallimin mes
mashtrimit të taksave dhe shmangies
së taksave. Sipas zviceranëve,
kjo do të ishte edhe në
përputhje me kërkesat kryesore
të kritikëve ndërkombëtarë. Por,
për Christian Levrat, president i
Partisë Social-Demokrate Zvicerane,
që ka dy vende në qeveri, kjo
nuk do të ishte e mjaftueshme.
Sipas tij, Zvicra duhet të braktisë
përfundimisht pozicionin e saj
mbrojtës dhe vendi duhet që të
mos kërkojë avantazhe as për
qytetarët e tij e madje duhet
të luajë një rol të rëndësishëm
në përpjekjen për eliminimin e
"parajsave të taksave" në të gjithë
botën, në vend që të veprojë
vetëm kur presioni ndaj saj bëhet
i madh. "Ne duhet të bëhemi avokatët
e një bote fi nanciare më të
moralshme". Pyetja më e rëndësishme
që i bëjnë zviceranët vetes
në momente të tilla është: Sa i
rëndësishëm është sekreti bankar
për prosperitetin e vendit? Sipas
disa analistëve që janë kundër
sekretit bankar, rëndësia e tij për
ekonominë është mbivlerësuar,
veçanërisht jashtë vendit. Bankat
punësojnë 3% të popullsisë së
Konfederatës dhe ato përbëjnë
8% të Prodhimit Kombëtar Bruto
të vendit, çka nuk është ndonjë
gjë e madhe. Ka edhe nga ata që
bëjnë indiferentët dhe deklarojnë
se pavarësisht asaj që ndodhi
me bankën UBS në Zvicër, gjërat
po vazhdojnë e do të vazhdojnë
si më parë. Sipas Philip Roth,
drejtor i Shoqatës së Bankierëve
Zviceranë, rasti i UBS-së është
një rast i izoluar. Ai ngulmon se
nuk ka arsye që sekreti bankar të
mos vazhdojë më të ekzistojë në
Zvicër. Madje për të sekreti bankar
është thelbësor: "Imagjinoni një
tryezë me 4 këmbë: stabiliteti,
kompetenca, cilësia e jetës, sekreti
bankar. Nëse do të hiqje njërën
nga këmbët, tryeza do të rrëzohej".
Sipas tij, kritikat e përbotshme
në lidhje me sekretin bankar
nuk kanë të bëjnë me moralin,
por kanë të bëjnë me çështjet e
konkurrencës fi nanciare globale.
Sipas tij, në disa shtete të Shteteve
të Bashkuara, si për shembull
Delaware, ekzistojnë struktura
të korporatave që i shndërrojnë
pronarët e kompanive në persona
"të padukshëm". Zvicra,
sipas Roth, është një pioniere
në betejën kundër pastrimit të
parave. Ai vazhdon të thotë se
bankierët zviceranë nuk janë
"djemtë e këqij".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›