VETëDIJE DIAKRONIKE E UNITETIT MES SHQIPTARëVE DHE GREKëVE
Para pothuajse njëqind
vjetësh jetonte e pikturonte
në Greqi një piktor popullor
nga Mitilini, që quhej
Theofilos. Ai dikur pikturoi me
mjeshtri një tavernë dhe në
murin e madh të saj vendosi një
pikturë me tre personazhe që
ndërluftonin me njëri-tjetrin:
njëri qe Aleksandri i Madh,
tjetri qe Vasili i Dytë dhe i treti,
Kolokotroni...
- Ej, çfarë bën aty, i thërret një
dijetar. Njëri është grek i lashtë,
tjetri i përket periudhës bizantine
dhe i treti është një arvanitas
neogrek. Theofili nënqeshi
dhe iu përgjigj fisnikërisht:
- Po, të tillë janë, por ama
kanë luftuar të tre për të njëjtin
qëllim: atdheun!
Pikërisht kjo vetëdije diakronike
e unitetit historik të një populli
më kaloi ndër mendje teksa
studioja me kujdes dy shprehje
figurative të tij, njëra në Shqipëri
dhe tjetra në Greqi. E para gjendet
në pjesën ballore të një kompleksi
ndërtesash, ku strehohet
Muzeu Historik Kombëtar i
Tiranës. Bëhet fjalë për një vepër
arti "të mobilizuar" me përmasa
gjigande, që rrezaton estetikën e
socializmit të dikurshëm, të atmosferës
popullore "luftarake"
të komunizmit dhe paraqet një
optimizëm artificial për të ardhmen.
Megjithatë, vazhdon të
konsiderohet si një kompozim
monumental, i cili konfiguron
heronjtë e panjohur që kanë
kaluar ndër shekuj nga ilirët e
legjendave e deri te partizanët e
pushtimit gjerman. Burra e gra
bashkëluftëtarë të induktojnë
ndjesinë e unitetit dhe të një
vetëdijeje të pandashme historike,
e cila përshkon shpirtrat e
tyre nën një interpretim lehtësisht
të kuptueshëm.
* * *
Piktura e dytë e përmasave
mesatare ndodhet në Greqi. Në
të piktori ka figuruar "Popullin
e Shenjtë", domethënë popullin
e bekuar grek të çdo kohe,
duke nisur që nga lashtësia e në
vijim - në masën që kjo shenjtëri
ndërgjegjësohet brenda
meje, brenda teje, brenda
nesh. Aty sheh shumë konfigurime
njerëzore të mbledhura
në një sinkroni fantastike, të
cilat të kujtojnë ikona kishtare
me shumë shenjtorë dhe dëshmitarë
të besimit, të ngjeshur
pranë njëri-tjetrit. Referimi
te luftëtarët "shenjtorë" me
shpirt luftarak është i qartë:
kemi një qëndrim serioz,
shprehje shpresëtare, vështrime
të qëndrueshme. Simbolika
e luftëtarëve të maleve,
e dëshmorëve të atdheut të
lirë, e luftëtarëve të shoqërisë,
e shpirtrave të paskllavëruar
është më se evidente. Ndryshe
nga realizmi socialist, kjo pikturë
shpreh një idealizëm që
nuk përmban vetëmashtrimin
e një të ardhmeje optimiste.
Karakteristika më kryesore
e këtyre dy pikturave është
fakti se greku dhe shqiptari
i lashtësisë dhe i Bizantit, i
pushtimit osman dhe i jetës
së lirë, qëndrojnë pranë njëritjetrit.
Brenda dhe jashtë kohës
ata janë së bashku, ashtu siç e
përbashkët është edhe ndjesia
e admirueshme e sinkronisë,
që buron nga dy shprehjet e
mësipërme figurative. Popuj
me histori të madhe, popuj me
vetëdije për këtë histori, popuj
"të rritur" pranë njëri-tjetrit në
peripeci të përbashkëta (siç
është periudha e pushtimit osman),
popuj që e konsiderojnë
veten e tyre si bijë pellazgësh.
Këta popuj duhet të miqësohen
njëri me tjetrin, aq më
tepër kur pothuajse asnjëherë
nuk u ndeshën mes tyre këtu e
800 vjet... Dikur, një President
i Republikës greke, Jorgos
Sarxetakis, kishte thënë se, "si
grekë jemi popull pa vëllezër".
Të shumtë qenë ata që e besuan
dhe po ashtu edhe ata që e
panë me dyshim. Personalisht
bëj pjesë tek ata të kategorisë
së dytë e kjo se grekët kanë
vëllezër bijtë e pellazgëve dhe,
për më tepër, pas pellazgëve
kemi prurjet indoevropiane që
2000 vjet para Krishtit e më pas
në një kohë që raca të tjera indoevropiane
zbritën më në jug
(siç janë Akejtë, Dorikët etj.) e
të tjera mbetën në veri (Ilirët,
Peonët etj.). Grekët dhe shqiptarët,
si popujt më të lashtë
që mbijetuan në lashtësinë
ballkanike, gëzojnë privilegjin
e vëllazërisë historike mes tyre.
Pikërisht këtë gjë dëshmojnë
kryqëzimet e pellazgëve me
fiset indoevropiane. Këtë e
evidentojnë përzierjet e lashta
të grekëve me ilirët në zonën e
Epidamnusit, në Apoloni e në
Durrës. Këtë fakt e dëshmojnë
si grekët arvanitas të Greqisë
kontinentale dhe ishullore
të pushtuar nga turqit, ashtu
edhe grekët që janë shtetas
shqiptarë të Shqipërisë së
sotme. Kjo gjë vërtetohet si
nga qindra e mijëra shqiptarë,
të cilët punojnë tashmë në
mënyrë paqësore e produktive
në Greqinë e Evropës, ashtu
edhe nga grekët që ushtrojnë
veprimtaritë e tyre ekonomike
në qytetet e mëdha
të Shqipërisë. Çka do të thotë
se grekët nuk janë popull pa
vëllezër.
vjetësh jetonte e pikturonte
në Greqi një piktor popullor
nga Mitilini, që quhej
Theofilos. Ai dikur pikturoi me
mjeshtri një tavernë dhe në
murin e madh të saj vendosi një
pikturë me tre personazhe që
ndërluftonin me njëri-tjetrin:
njëri qe Aleksandri i Madh,
tjetri qe Vasili i Dytë dhe i treti,
Kolokotroni...
- Ej, çfarë bën aty, i thërret një
dijetar. Njëri është grek i lashtë,
tjetri i përket periudhës bizantine
dhe i treti është një arvanitas
neogrek. Theofili nënqeshi
dhe iu përgjigj fisnikërisht:
- Po, të tillë janë, por ama
kanë luftuar të tre për të njëjtin
qëllim: atdheun!
Pikërisht kjo vetëdije diakronike
e unitetit historik të një populli
më kaloi ndër mendje teksa
studioja me kujdes dy shprehje
figurative të tij, njëra në Shqipëri
dhe tjetra në Greqi. E para gjendet
në pjesën ballore të një kompleksi
ndërtesash, ku strehohet
Muzeu Historik Kombëtar i
Tiranës. Bëhet fjalë për një vepër
arti "të mobilizuar" me përmasa
gjigande, që rrezaton estetikën e
socializmit të dikurshëm, të atmosferës
popullore "luftarake"
të komunizmit dhe paraqet një
optimizëm artificial për të ardhmen.
Megjithatë, vazhdon të
konsiderohet si një kompozim
monumental, i cili konfiguron
heronjtë e panjohur që kanë
kaluar ndër shekuj nga ilirët e
legjendave e deri te partizanët e
pushtimit gjerman. Burra e gra
bashkëluftëtarë të induktojnë
ndjesinë e unitetit dhe të një
vetëdijeje të pandashme historike,
e cila përshkon shpirtrat e
tyre nën një interpretim lehtësisht
të kuptueshëm.
* * *
Piktura e dytë e përmasave
mesatare ndodhet në Greqi. Në
të piktori ka figuruar "Popullin
e Shenjtë", domethënë popullin
e bekuar grek të çdo kohe,
duke nisur që nga lashtësia e në
vijim - në masën që kjo shenjtëri
ndërgjegjësohet brenda
meje, brenda teje, brenda
nesh. Aty sheh shumë konfigurime
njerëzore të mbledhura
në një sinkroni fantastike, të
cilat të kujtojnë ikona kishtare
me shumë shenjtorë dhe dëshmitarë
të besimit, të ngjeshur
pranë njëri-tjetrit. Referimi
te luftëtarët "shenjtorë" me
shpirt luftarak është i qartë:
kemi një qëndrim serioz,
shprehje shpresëtare, vështrime
të qëndrueshme. Simbolika
e luftëtarëve të maleve,
e dëshmorëve të atdheut të
lirë, e luftëtarëve të shoqërisë,
e shpirtrave të paskllavëruar
është më se evidente. Ndryshe
nga realizmi socialist, kjo pikturë
shpreh një idealizëm që
nuk përmban vetëmashtrimin
e një të ardhmeje optimiste.
Karakteristika më kryesore
e këtyre dy pikturave është
fakti se greku dhe shqiptari
i lashtësisë dhe i Bizantit, i
pushtimit osman dhe i jetës
së lirë, qëndrojnë pranë njëritjetrit.
Brenda dhe jashtë kohës
ata janë së bashku, ashtu siç e
përbashkët është edhe ndjesia
e admirueshme e sinkronisë,
që buron nga dy shprehjet e
mësipërme figurative. Popuj
me histori të madhe, popuj me
vetëdije për këtë histori, popuj
"të rritur" pranë njëri-tjetrit në
peripeci të përbashkëta (siç
është periudha e pushtimit osman),
popuj që e konsiderojnë
veten e tyre si bijë pellazgësh.
Këta popuj duhet të miqësohen
njëri me tjetrin, aq më
tepër kur pothuajse asnjëherë
nuk u ndeshën mes tyre këtu e
800 vjet... Dikur, një President
i Republikës greke, Jorgos
Sarxetakis, kishte thënë se, "si
grekë jemi popull pa vëllezër".
Të shumtë qenë ata që e besuan
dhe po ashtu edhe ata që e
panë me dyshim. Personalisht
bëj pjesë tek ata të kategorisë
së dytë e kjo se grekët kanë
vëllezër bijtë e pellazgëve dhe,
për më tepër, pas pellazgëve
kemi prurjet indoevropiane që
2000 vjet para Krishtit e më pas
në një kohë që raca të tjera indoevropiane
zbritën më në jug
(siç janë Akejtë, Dorikët etj.) e
të tjera mbetën në veri (Ilirët,
Peonët etj.). Grekët dhe shqiptarët,
si popujt më të lashtë
që mbijetuan në lashtësinë
ballkanike, gëzojnë privilegjin
e vëllazërisë historike mes tyre.
Pikërisht këtë gjë dëshmojnë
kryqëzimet e pellazgëve me
fiset indoevropiane. Këtë e
evidentojnë përzierjet e lashta
të grekëve me ilirët në zonën e
Epidamnusit, në Apoloni e në
Durrës. Këtë fakt e dëshmojnë
si grekët arvanitas të Greqisë
kontinentale dhe ishullore
të pushtuar nga turqit, ashtu
edhe grekët që janë shtetas
shqiptarë të Shqipërisë së
sotme. Kjo gjë vërtetohet si
nga qindra e mijëra shqiptarë,
të cilët punojnë tashmë në
mënyrë paqësore e produktive
në Greqinë e Evropës, ashtu
edhe nga grekët që ushtrojnë
veprimtaritë e tyre ekonomike
në qytetet e mëdha
të Shqipërisë. Çka do të thotë
se grekët nuk janë popull pa
vëllezër.