E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekreti i suksesit: puthjet!

Bayern Munich u bë finalisti i parë i Ligës së Kampionëve pas fitores ndaj Olympique Lyonit të martën, ndërsa gjatë ndeshjes trajneri Louis van Gaal tregoi se si ka arritur të ngritë ekipin e tij në shkallën më të lartë.

Në epërsi 1-0 (rezultati i përgjithshëm 2-0) pas 45 minutave të parë, mbrojtësi i Bayernit, Martin Demichelis ishte duke biseduar me Van Gaalin derisa përgatitej të inkuadrohej në lojë si zëvendësues kur – boom – ai mori një puthje në faqe nga trajneri holandez, i cili njihet si strateg i rreptë. Shumë thjesht.

Demichelis qeshi, ndërsa Van Gaal u kthye te bankina e tij. Pas paraqitjes publike të afërsisë, Lyonit iu përjashtua qendërmbrojtësi Cris, ndërsa Ivica Oliç shënoi dy gola të tjerë, që i siguruan Bayernit paraqitjen në finalen e Madridit. Sigurisht, teknika e befasishme e puthjes nga Van Gaal mund të jetë njëra prej arsyeve për këtë, por edhe pozitën e parë në Bundesliga.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›