Sarandë, 36 maturantë kontestojnë notën e provimit të letërsisë
Në shkollat e mesme të Sarandës kanë mbërritur nga Zyra Arsimore e Sarandës, rezultatet përfundimtare të provimit të Letërsisë , për maturën shtetërore. Ato, sipas rregullores së provimeve të maturës Shtetërore, pas njohjes së rezultateve nga nxënësit, do ti nënshtrohen rikorrigjimeve, në rast se vetë maturantë, nuk do të bien dakord me vlerësimin.
Pasi provimet kanë shkuar pranë drejtorive të shkollave dhe janë njohur nga maturantët, rezultatet dhe notat e vendosur nga Agjencia e Vlerësimit të Rezultateve, kanë vërshuar ankesat për kundërshtimin e notave të fituara në vlerësimin nga kjo Agjenci. Siç parashikohet edhe në rregullore ankesat e maturantëve do të korrigjohen brenda një periudhe kohore nga 15 deri në 30 ditë. Sipas burimeve nga Zyra Arsimore, Sarandë, nota mesatare e provimit të letërsisë është nota shtatë. Maturantëve që do tju korrigjohet provim do tju duhet të presin një kohë relativisht të gjatë për tu njohur me rezultatin përfundimtar në lëndën e letërsisë. Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve do të shqyrtojë një për një të gjitha ankimimet e testit-provim dhe do të vendosë pas çdo korrigjimi edhe pikët e fituara në mënyrë përfundimtare. Ndërsa, bëhet e ditur nga të njëjtat burime, se kanë mbërritur në Sarandë edhe rezultatet e provimit të Lirimit për shollat 9-vjeçare të rrethit. Nga 473 nxënës pjesëmarrës në provim, 8 prej tyre kanë rezultuar mbetës.