E Diel, 1 Nëntor 2026

Seks në breg të detit kundrejt pagesës, prangoset prostituta 24 vjeçare

Një 24- vjeçare me banim në rrethin e Durrësit, ka përfunduar në prangat e policisë së qytetit bregdetar, pasi është kapur në flagrancë duke ushtruar prostitucion në vendin e quajtur Ura e Dajlanit, e pikërisht në një vend të pazakontë, në breg të detit. Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur se 24- vjeçarja Esmeralda J. po kryente marrëdhënie seksuale me një adoleshent nga zona e Kënetës për një shumë prej 4 000 mijë lekë të reja. Adoleshenti me inicialet A. T. ishte takuar me 24 vjeçaren dhe të dy pa humbur kohë i janë drejtuar bregut të detit për shkak edhe se adoleshenti nuk kishte më para për motel. Arrestimi i 24- vjeçares u bë gjatë patrullimit të forcave blu përgjatë bregdetit, ndërsa kanë konstatuar aktin e turpshëm në një vend publik. Në të vërtetë forcat e policisë nuk kishin pasur më parë sinjalizim për prostitutën 24- vjeçare dhe aktivitetin e saj, dhe kapja e saj u bë në mënyrë të rastësishme. Patrulla e policisë në kohën e patrullimit rutinë në zonën e Urës së Dajlanit ka parë dy të rinjtë teksa bënin seks në rërë dhe nuk ka ngurruar duke i shoqëruar të dy në polici. Atje është pyetur edhe A. T., i cili pasi ka dëshmuar për shumën e paguar për të bërë seks me vajzën, është lënë i lirë, ndërkohë që Esmeralda J. është mbajtur në dhomat e paraburgimit. Në dëshminë e saj për uniformat blu, ajo ka thënë se ushtronte këtë profesion për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike. Versioni i 24- vjeçares nuk ka qenë ndryshe nga versionet e dhëna nga femra të cilat janë arrestuar nën akuzën e ushtrimit të prostitucionit kundrejt pagesës. Sipas saj, klienti kishte paguar shumën prej 4 mijë lekësh dhe me pas kishin shkuar se bashku në atë zonë për të përfunduar aktin e paguar nga ana e shtetasit. Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që policia e Durrësit vë në pranga femra që ushtrojnë prostitucionin në qytetin bregdetar. Para një jave, efektivat policore të komisariatit të Durrësit kanë arrestuar një vajzë 21- vjeçare nga Berati, e cila u kap në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale me pagesë në zonën e Bisht Pallës. Vojsava B., 21 vjeçe, u kap më 16 mars duke ushtruar prostitucion kundrejt shumës 2000 lekë në Bisht Pallë. Tashmë, Esmeralda është vënë nën akuzë për veprën penale të prostitucionit, duke u kapur në flagrancë, parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›