E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angli, Selami Cokaj pranë ekstradimit në Shqipëri

Selami Cokaj, i dënuari për vrasje në Shqipëri dhe që jetonte i lirë në Mansfield të Anglisë është afër ekstradimit në vendin tonë. Cokaj nuk do të ekstradohet derisa të merret një vendim për kërkesën e tij për azil politik. 

LONDER-   Selami Cokaj, i dënuari për vrasje, dhe që jetonte i lirë në Mansfield të Anglisë , pavarësisht se ishte në listën e personave më të kërkuar nga interpoli është afër ekstradimit në Shqipëri. Selamo Cokaj aktualisht bën të ditur media angleze online, ndodhej në qeli në pritje të vendimit për depërtimin e tij në Shqipëri ku ai u arratis pas hapjes së burgjeve në 1997.

Ai u arrestua në Mansfield muajin e kaluar dhe u dërgua në Londër për tu përballur me gjykatën e qytetit Westminster më 3 shkurt.

Zyra e Ministrisë së Brendshme tha sot se Cokaj nuk do të ekstradohet derisa të merret një vendim për kërkesën e tij për azil politik.

Emri i Selami Cokajt është ndër 100 emrat e kriminelëve më të rrezikshëm që kanë gjetur strehim në Britaninë e Madhe.
Në 1994 Selami Cokaj u arrestua për vrasje por mundi të arratisej nga burgu gjatë trazirave të vitit 1997. Mbi të rëndon gjithashtu edhe akuza për rebelim të armatosur.

Pas 1997 u largua nga Shqipëria dhe aktualisht ndodhet në Britani. Vetë Cokaj thotë se është një ngatërresë identiteti. Në 2006 policia britanike arrestoi Cokajn në Mansfield në 2006, por teksa po përgatitej deportimi i tij në Shqipëri në 2007, Cokaj kërkoi azil dhe kërkesa e tij ende nuk është marrë në shqyrtim.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›