Pogradec, rrëshqitja e dheut përpin 2 shtëpi, prefektura braktis banorët e fshatit Trebinjë

Shtabi i emergjencave civile lë në mëshirë të fatit banorët e përfshirë nga kaosi
Prefektura e Korçës braktis banorët e një fshati të goditur nga një fatkeqësi natyrore dhe sillet indiferente kur dy shtëpi janë shembur dhe disa të tjera janë po kaq të rrezikuara. Rrëshqitjet masive të tokës shkatërruan 2 shtëpi, ndërsa 6 të tjera janë dëmtuar pjesërisht. Fshati Trebinjë në komunën me të njëjtin emër është përfshirë nga kaosi, ndërsa shteti i ka lënë në mëshirë të fatit banorët fatkeqë. Ndërkaq, Shtabi i Emergjencave Civile në prefekturën e Korçës ka reaguar pas më shumë se 5 orësh. Asnjë masë nuk është marrë për 70 banorët e fshatit të vogël, kurse gjatë mbasdites së djeshme janë rikthyer sërish rrëshqitjet e tokës, ndonëse me intensitet më të vogël. Ndërkaq, reshjet e borës nuk i janë ndarë Trebinjës, teksa trashësia e tyre kalon 60 cm. Rrëshqitja e tokës, e cila ka marrë me vete dhe dy shtëpi, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Fenomeni i shkarjes së tokës është shfaqur rreth një muaj më parë. Por alarmi nga ditët e para të shkurtit është përcjellë i fortë nga ana e kreut të komunës, në Shtabin e Emergjencave Civile pranë prefekturës së Korçës.
Ngjarja në fshatin Trebinjë
Rreth orës 7:00 të mëngjesit të djeshëm,banorët kanë ndierë disa lëkundje të fuqishme të tokës, ndërsa kanë lënë të alarmuar shtëpitë e tyre nga frika e një tërmeti. Rrëshqitja e tokës në më shumë se 700 m2 ka qenë e frikshme, duke shembur dy shtëpi. Banesat e shembura janë të shtetasve Myslym dhe Fevri Spahiu. Ndërkaq, edhe 6 banesa të tjera janë në të njëjtin rrezik. Paniku ka përfshirë fshatin Trebinjë dhe 200 banorët e tij, ndërsa prej një muaji ata kishin njoftuar strukturat shtetërore për fenomenin e rrëshqitjes dhe plasaritjen e mureve të shtëpive të tyre. Fill pas ngjarjes, komuna Trebinjë ka evakuuar banorët, të cilët do të strehohen tek të afërmit e tyre. Rreth orës 16:30 rrëshqitja e tokës ka filluar të aktivizohet përsëri, ndërsa reshjet e dëborës nuk i janë ndarë përgjatë gjithë ditës së djeshme zonës së largët malore të qarkut juglindor të vendit. Kryetari i komunës Trebinjë, Gjergji Buzo, pas alarmit dhe sinjalizmit të banorëve për shembjen e dy shtëpive të tyre, ka kërkuar ndihmën e komunës, ndërsa vetë kryetari ka njoftuar prefekturën e Korçës për situatën që ka mbërthyer zonën. Buzo ka deklaruar për gazetën se gjendja në fshat është shumë e rënduar, ndërsa komuna që drejtohet nga një kryekomunar, përfaqësues i PS, është braktisur totalisht nga mazhoranca e djathtë. Masat e marra për këtë rrëshqitje kanë munguar, ndërkohë që pas më shumë se 5 orëve vetëm një përfaqësues i zyrës së emergjencave civile ka shkuar në vendin e ngjarjes. Dhori Çekrezi ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa kanë munguar specialistët e fushës. Sipas kryetarit të komunës Trebinjë, Gjergji Buzo, fenomeni ka lënë pa shtëpi familjet e Myslym dhe Fevri Spahiut, ndërkohë që rrezikojnë të kenë të njëjtin fat edhe banesat e Mihal Buzos, Maksi Thanos, Jani Thanos, Ali Spahiut. Buzo bën apel për ndihmë në emër të banorëve të goditur nga fatkeqësia, ndërkohë që sipas tij shteti është duke i lënë në mëshirë të fatit këta njerëz, të cilët kanë nevojë qoftë dhe për një batanije apo disa ushqime. Ndërsa dy banesa janë shembur dhe 6 të tjera janë në rrezik Shtabi i Emergjencave pranë prefekturës së Korçës ka luajtur indiferentin. Madje dhe prefektja e Korçës, Elfrida Zefi nuk ka qenë aspak e informuar dhe nuk ka komunikuar me gazetarët për të sqaruar gjendjen si shefe e shtabit të emergjencave. Ndërkaq kësaj indiference i shtohet edhe mosreagimi i strukturave të tjera për tiu dhënë ndihmë dhe mbështetur në këtë fatkeqësi këta banorë të harruar të një zone shumë të largët malore.
Last Updated on Thursday, 26 March 2009 12:42