Shoqatat e biznesit kundër ngritjes së taksave nga pushteti lokal
Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve, e cila grupon Shoqatën e Prodhuesve Eksportues të Konfeksioneve prej Tekstili dhe Shoqatën Kombëtare të Prodhuesve të Këpucëve, vlerëson qëndrimin e Qeverisë Shqiptare për të mos lejuar rritjen abuzive të taksave ndaj biznesit të vogël. Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve, më shumë se njëhere kishte bërë me dije opinionin publik dhe autoritetet vendore se rritja e taksave lokale me më shumë se 1/3 e tarifës brenda vitit, (apo me rreth 400 % krahasuar me vitin 2007) në kushtet kur subjektet që prodhojnë me material porositësi, po përballen me krizën globale si rezultat i mungesës së kontratave të punës me partnerët europianë, ishte e palogjikshme, e dëmshme dhe e pamenduar.
Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve, nëpërmjet ndërgjegjësimit mediatik, i kërkoi pushteteve vendore, në Tiranë dhe në rrethe, të mos rrisnin në mënyrë abuzive tarifat e një sërë taksash lokale. Kësaj kërkesë të logjikshme të biznesit fasonist, sidomos në Tiranë, nuk iu përgjigj asnjë prej autoriteteve përgjegjëse, duke penalizuar subjektet e biznesit të vogël, që janë duke reduktuar në masë numrin e të punësuarve të tyre dhe në kushtet e paaftësisë së dukshme paguese ndaj shtetit.
Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve shpreh konsideratën e saj lidhur me paralajmërimin e kryeministrit Berisha në mbledhjen e fundit të qeverisë seqeveria do të ndërhyjë në mbrojtje të biznesit të vogël, ndaj të cilëve disa nga njësitë e qeverive vendore janë rritur taksat në mënyrë të ndjeshme.