Aplikimi në BE, Basha: I domosdoshëm për procesin
Qeveria shqiptare këmbëngul se do të aplikojë si vend kandidat për në BE, brenda qershorit. Ministri i Jashtëm Basha deklaroi në forumin e Krans Montanës se vendimi duhet marrë për të mos dëmtuar procesin
TIRANE- Diplomacia shqiptare rikonfirmon vullnetin për të aplikuar sa më parë si vend kandidat në Bashkimin Evropian. Ministri i Jashtëm Lulzim Basha, gjatë datës së dyte të forumit të Kras Montanës që po mbahet në Tiranë. Duke cituar deklarata e hershme të kryeministrit Berisha, ka këmbëngulur se aplikimi për në Bashkimin Evropian do të bëhet sipas axhendës së planifikuar kohë më parë.
“Vendimi ynë për të aplikuar në familjen e madhe evropiane mund të mos bëhet në një periudhë të kënaqshme, por ky vendim duhet marrë për të mos dëmtuar procesin dhe për të mos shkurajua të gjithë ata që duhet dhe do të jenë në bllokun e 27 vendeve evropiane. Ne do të marrim përsipër meritat nëpërmjet reformave që kemi ndërrmarrë, por njëherësh edhe barrën e këtij anëtarësimi”- tha Kryediplomati shqiptar Basha.
Një ditë më parë Komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Evropian Olli Rehn, sugjeroi Shqipërinë që të mos aplikojë përpara zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit, pasi sipas tij këto zgjedhje janë një pikë kritike.
Por nga ana tjetër disa herë qeveria shqiptare ka deklaruar se do të aplikojë si vend kandidatë për në Bashkimin Evropian, brenda presidencës çeke, e cila përfundon në fund të qershorit 2009. (a.r/news24/balkanweb)