Seks në fushë, futbollisti kërkon bluzën me numrin 69
Topmodelja kroate: “Tani duan të bëjmë seks në tarracën e stadiumit të Realit të Madridit”. Legjenda e Mançesterit, Roi Kean: “Nuk dua futbollistë në skuadër që komandohen nga gratë”
Janë modele joshëse, dashurojnë si të çmendura futbollistët dhe bëjnë për ta edhe marrëzitë më të mëdha. Njëra nga këto është modelja Nivez Celzijus, e cila është shndërruar në një yll në Gjermani për fotot e saj të publikuara në versionin gjerman të “Playboy”. Në fakt, këngëtarja e topmodelja e njohur i befasoi shumë kur bëri seks në fushë, pikërisht në rrethin e mesit të fushës, teksa mbante të veshur një bluzë me numrin simbolik 69, çka solli edhe dëbimin e futbollistit kroat të Dinamos së Zagrebit, Dino Dërpiç. Futbollisti 27-vjeçar u huazua në muajin janar te Karlsruhe, ku kërkoi të mbante bluzën me numrin 69 për të kujtuar dashurinë e tij të famshme. Klubi gjerman e pranoi idenë e propozuar nga Dërpiç dhe Celzijus për bluzën me numër 69, duke menduar se kjo do të ishte një mundësi e mirë marketingu.
Por, zyrtarët e futbollit gjerman e hodhën poshtë kërkesën jo se kjo kishte lidhje me pozicionin e njohur seksual, por sepse numri nuk mund të shihej qartë nga një distancë e largët. “Ne u kërkuam atyre të zgjidhnin një numër më të vogël për të qenë lehtësisht i dukshëm”, - tha Holger Hieronymis, një zyrtar i lartë i Bundesligës gjermane. Që nga mbërritja e tyre në Gjermani, çifti plot epsh zuri faqet kryesore të tabloidëve, ku ish-“Playmate” Celzijus paraqitej e zhveshur në poza të ndryshme.
Çifti kroat zëvendësoi Sili e Rafael van der Vartin si çifti më i bukur pas transferimit të ish-yllit të Hamburgut te Reali i Madridit. Duke folur për gazetën popullore gjermane “Bild”, Celzijus shtoi: “Dino dhe unë zgjodhëm numrin 69 për të, por fatkeqësisht ai nuk mund ta veshë”. 27-vjeçarja tregon edhe për skenën e seksit me burrin e saj, duke theksuar se gjithçka është bërë si pjesë e një fushate promocionuese për librin e saj “E vërteta lakuriq”. Dino e rregulloi që njerëzit të ndiznin dritat e stadiumit për ne dhe ai më në fund përmbushi ëndrrën e tij të bënte seks në rrethin e mesit të fushës. Ishte shumë epshndjellëse”, - tregoi Celzijus për një çat serb.
Modelja Nivez Celsius zbulon dhe dëshirën e saj të re se dëshironte të bënte seks në tarracën e stadiumit të Realit të Madridit, “Santiago Bernabeu”.
BUKUROSHET DHE FUTBOLLISTËT
Roy Keane, ish-njeriu simbol i Manchester Utd, sulmon lojtarët që influencohen nga gratë apo të dashurat e tyre: "Janë njerëz të dobët dhe nuk i dua në skuadrën time. Për ta vendos gruaja në cilin klub do të luajnë". Dikur ishte: gratë dhe motorat, kënaqësi dhe dhimbje. Tashmë, sipas Roy Kean, kjo është një shprehje që vlen për botën e futbollit. "Është një fenomen që i përket klubeve të mëdha ashtu si edhe skuadrave të vogla: tashmë lëvizjet e merkatos së futbollistëve nuk vendosen më në bazë të vlerave futbollistike, gjithçka është reduktuar në një çështje stili leje, - kanë qenë fjalët e irlandezit të sjella nga “Times”. “Mund ta kuptoj që një lojtar është në tratativa me Çelsin, Arsenalin ose Tottenhamin, por shumë prej tyre kënaqen me klube të tjera të vogla londineze vetëm e vetëm të transferohen në Londër dhe të kënaqin gratë e tyre. Mirë, por unë tipa të tillë nuk dua as t’i shikoj me sy. Janë njerëz të dobët, të pavlerë”. Për të bërë më të suportueshme tezën e tij. "Kam shpenzuar një thes me para për alkool, gra dhe makina të shpejta, pjesa tjetër më ka mbetur", - mitike si frazë, e prononcuar nga goja e të madhit George Best.
PËRDHUNIMET E FUTBOLLISTËVE
Paguan 4000 sterlina për t’u argëtuar, por më pas përfundon në lot. Mbrojtësi i ri i Mançesterit, Xhoni Evans, 19 vjeç, u arrestua vitin e kaluar me akuzën e dhunës seksuale. Një femër u ankua se ishte përdhunuar në një hotel të Mançesterit në përfundim të festimeve të Krishtlindjeve të “Djajve të kuq”. Lojtari u paraqit në Komisariatin e Aeroportit të Mançesterit pas një udhëtimi në Montekarlo dhe u trajtua nga përfaqësuesit e policisë. 19-vjeçari i lindur në Belfast të Irlandës së Veriut iu përgjigj pyetjeve të policisë pas akuzave të një femre 26-vjeçare, e cila pretendoi se ishte viktimë e një sulmi seksual në hotelin “Great John Street”. 35 lojtarët multimilionerë të Mançesterit kishin rezervuar të gjithë hotelin me katër yje për festën e Krishtlindjeve (një natë është 395 sterlina) ku ishin ftuar 100 modele dhe kërcimtare, ndërkohë që festa kaloi me të pira e vallëzime provokative. “Loja vazhdoi, por më pas i dashuri i viktimës 26-vjeçare telefonoi policinë në lidhje me sulmin që ndodhi në një nga dhomat e gjumit të hotelit”, - shkruante gazeta “Manchester Evening News”.
ORGJITË E LOJTARËVE
Futbolllistët e famshëm e të bukur janë shënjestra e modeleve të “Playboy”. Daniela Arnaut, e cila më parë ka pasur flirt me sulmuesin e Mançester Junaitid, deklaroi se tani dëshiron të flejë me Kristiano Ronaldon. “Ai është seksi dhe miliona femra janë të çmendura pas tij”. Por, dhe ylli portugez nuk është pa gjë. Një orgji me pesë prostituta: kështu e festoi Kristiano Ronaldo, ylli i Mançester Junaitid, një nga fitoret e “Djajve të kuq” para një sezoni. Ronaldo kishte porositur nga agjencia e Leeds 5 prostituta, të cilat kishin bërë 100 km me taksi për të mbërritur në vilën e mesfushorit. Për të gjithë natën pati lëvizje vajtje-ardhje midis pishinave, dhomave të zhveshjes, hidromasazhit dhe kopshtit. Midis të ftuarve ishte edhe një shok i Ronaldos, braziliani Anderson, i cili ishte edhe protagonist i videos së xhiruar nga njëra prej prostitutave. Fantazisti i Mançesterit ishte xhiruar teksa lëvizte me mbathje në shtëpi, ndërkohë që disa vajza ishin plotësisht lakuriqe.
DIVORCET E YJEVE
Divorci i yllit të Barcelonës, Tieri Henri, nga modelja Meri Kler pushtoi titujt e agjencive më të mëdha të botës jo vetëm për famën e të dyve, por edhe për pasojat e larta financiare. Tieri Henri pas katër vitesh martese u nda nga modelja angleze, Kler Meri. Ish-ylli i Arsenalit dhe Kler u martuan në qershor të vitit 2003 me një dasmë përrallore dhe tepër të kushtueshme në kështjellën Hajkler, në Berkshajr. Gazeta angleze “Telegraf” pohoi se Kler Meri mori një pjesë të majme nga pasuria e lojtarit, që përllogaritet në 25 milionë sterlina (35 milionë euro). Pagesa më e lartë e bërë nga një futbollist në rastin e divorcit i përket ish-futbollistit të Arsenalit, Rej Parlur, i cili u nda në vitin 2004 nga ish-gruaja e tij, Karen, për të cilën Parlur paguan 406.500 sterlina në vit (560 mijë euro), si dhe i dha dy prona të tij. Ish-trajneri i Kombëtares së Futbollit të Ukrainës, Oleg Bllokhin, fitues i çmimit “Topi i artë” (1975), është një nga të divorcuarit. Ish-sulmuesi i Dinamos së Kievit dhe përfaqësueses së Bashkimit Sovjetik, u martua me gjimnasten e famshme, kampionen e botës në ushtrime të lira, Irina Deriugina, por çifti u nda në fillimin e viteve 1990, edhe pse kishin një vajzë. Bllokhin, i cili drejtoi Kombëtaren e Ukrainës, kur luajti kundër Shqipërisë në Tiranë, u zgjodh deputet i Parlamentit ukrainas, për Partinë Social Demokrate të Bashkuar, një parti me orientim komunist. Futbollisti i famshëm anglez, Bobi Mur, kapiteni i Uest Henit për më shumë se dhjetë vjet dhe kapiteni i skuadrës kombëtare të Anglisë, që fitoi Kupën e Botës në vitin 1966, bën pjesë te lista e të divorcuarve. Mur, i cili vdiq në vitin 1993, u martua me Kristina Dean në vitin 1962 dhe u divorcua prej saj në vitin 1986. Bobi u martua më pas në vitin 1991 me Stefani Parlan. Mur pati një djalë dhe një vajzë prej martesës së tij të parë. Bobi Mur vlerësohej si një nga xhentëlmenët e fushës, por dhe në jetë. Legjenda argjentinase, 47-vjeçari Diego Maradona, një nga më të famshmit e planetit, i cili ka marrë pjesë në katër kupa bote dhe është votuar nga njerëzit si lojtari i shekullit të kaluar, nuk ka shpëtuar nga divorci. Maradona, i cili pas futbollit u bë një përdorues droge, u martua me Klauida Vilafane në nëntor të vitit 1989 dhe u nda prej saj në vitin 2004, pasi nuk ishte shumë i bindur për besnikërinë dhe dashurinë e saj. Çifti pati dy vajza. Gjatë procedurave të divorcit, Diego pranoi se kishte jashtë martese një djalë, Diago Sinagra, të lindur në Napoli, gjatë kohës që futbollisti i famshëm luante në Itali. Geri Lineker, një nga shënuesit më të mirë të Kombëtares angleze, u divorcua pas 20 vitesh martesë me Mishelën, edhe pse kishin katër fëmijë. Erik Kantona, i martuar me Izabelën, me të cilën pati dy fëmijë, gjithashtu është divorcuar.
28 Shkurt 2009