Thoma Miço padit në gjykatë Këshillin e Ministrave
Tiranë - Thoma, Miço, ish-kreu i Inspektoratit të Punës, i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës për të shfuqizuar vendimin e Këshillit të Ministrave. Burime pranë kësaj gjykate pohuan se tashmë padia civile i është nënshtruar dhe procedurës së shortit dhe pritet të nisë gjykimi për të. Miço u hoq nga posti pas vendimit që qeveria “Berisha” mori për ta larguar me pretendimin se mbi të rëndonin shumë shkelje në punë. Miço i kërkon gjykatës që ta vlerësojë të padrejtë VKM-në duke e dëmshpërblyer atë për largimin pa të drejtë nga puna.
28 Shkurt 2009