E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minibari i shtëpisë suaj prej dymbëdhjetë pijesh



Një minibar në shtëpinë tuaj do të kishte funksionin e dëfrimit me miqtë tuaj, do të krijonte biseda, të qeshura, festime, duke u kthyer instinktivisht në pikën referuese të shtëpisë. Të krijosh një minibar brenda shtëpisë, është po aq dëfryese sa edhe ta shijosh atë. Minibari në shtëpi nënkupton zgjedhjen e duhur të pijeve. Zgjedhja më e mirë do të ishin pijet alkoolike jo shumë të shtrenjta ,por me cilësinë e duhur. Nëse do të ishte e mundur, do të mund të zgjidhnit nga një shishe prej secilit lloj. Problemi i vetëm në këtë rast do të ishte hapësira dhe vendi që mund të zinin ato. Si fillim, eksperimentoni me shijet e ndryshme dhe më pas përpiquni të bëni tuajat shijet e preferueshme dhe ato që kombinohen më thjesht me njëra-tjetrën. Por pyetjet tona janë të shumta kur bëhet fjalë për këtë temë. Sa është numri i pijeve që ne duhet të kemi që këndi ynë i pijeve të konsiderohet minibar? Cilat janë pijet e domosdoshme për të krijuar harmoni ngjyrash dhe shijesh? Cilat janë pijet që duhet të përjashtohen? Përgjigjja është e thjeshtë: do të mjaftonin edhe 12 pije për minibarin tonë modest dhe me këto pije do të mund të përgatisnim 100 koktejle të ndryshme. Por a është e mundur t’i kombinojmë këto pije kur nuk kemi përgatitur ndonjëherë? Mos është kjo një sfidë e pamundur? Natyrisht, do të ishte shumë më e thjeshtë nëse në dispozicion do të kishim 50 lloje pijesh, por për fat të keq jo çdokush mund të ketë mundësi. Sigurisht pijet bazë duhet të jenë patjetër.

Pijet

Duhet të jeni të kujdesshëm që në minibarin tuaj të mos mungojnë pijet bazë. Ndër pijet kryesore janë: uiski, xhin, vodka, rum, tekila, skoç, biter. Ajo që duhet të kemi parasysh është se pija më e përdorshme dhe më e kombinueshme me të tjerat është uiski. Duhet të tregohemi të kujdesshëm në zgjedhjen e tij pasi nëse do të ishte i duhuri, edhe cilësia e koktejleve do të ishte po aq e mirë. Fillimisht është e vështirë të dimë se sa shpesh mund ta përdorim një pije të caktuar me të tjerat apo të zëvendësojmë një shije me një tjetër. Pas uiskit, pija tjetër e preferushme është konjaku. Me pak durim dhe dashuri për të gjitha shijet, me 12 pije mund të përgatisim 100 lloje të ndryshme koktejlesh. Konjaku është një tjetër pije e rëndësishme që nuk duhet t’i mungojë minibarit tuaj. Nga lista e shumtë e konjakëve mund të zgjidhni disa me shije të kundërta me njëri-tjetrin, kushti kryesor i zgjedhjes është padyshim cilësia. Për pijet aromatike do t’u duhej të shtonit: krem, kahlua, konjak dhe të tjera sipas preferencave. Në minibarin tuaj mund të mbani edhe verë dhe në këtë rast rregulli është i thjeshtë: duhet të jenë të dyja, vera e bardhë dhe e kuqe, pavarësisht se cila ju pëlqen më shumë. Të njëjtën gjë duhet të bëni edhe për birrën. Mundohuni të jeni të vëmendshëm që të mbani mend preferencat e miqve tuaj në mënyrë që të gjithë të mbeten të kënaqur. Disa artikuj të tjerë për përgatitjen e koktejleve mund të ishin: soda juaj e preferuar, soda dietike, ujë tonik, lëng frutash (portokall, luleshtrydhe, mollë, manaferra etj).

Koktejlet

Për një stil të pastër provoni të përdorni Vodkën Charbay Clear. Përveçse e shëndetshme, kjo pije alkoolike është e shijshme dhe mund të përdoret për lloje të ndryshme koktejlesh. Xhin Martin Miller’s do të ishte pija perfekte e freskisë dhe gjallërisë me shijen e rafinuar të xhinit, i cili nuk e pranon shumëllojshmërinë që do të ndërhynte në shijen e koktejlit. Një tjetër koktejl i këshillueshëm në kushtet e shtëpisë është edhe “Corazon Reposado Tequila”. I ëmbël dhe aromatik, këto janë veçoritë që e dallojnë nga gama e shumtë e gjithë të tjerëve dhe kjo falë pijes të vjetër. Tekila është baza e shumë pijeve pikante për mometin.
“Jacques Cardin VSOP Cognac” konsiderohet zbulimi më i fundit eksplorues për konjakun. Shenja të konjakut të ëmbël e bëjnë këtë koktejl perfekt dhe të parezistueshëm. “Leblon Cachaça”, në bazë të të cilit është rumi i lehtë, konsiderohet përzierja e parajsës. Ajo është energjike, e këndshme, me një ëmbëlsi që mund të gjendet vetëm në koktejlet e përgatitura me bazë rumi. “Cointreau” është koktejli klasik me shije portokalli. Si një përzierje e cilësisë së lartë, ajo nuk përdoret vetëm për koktejle, por edhe si zëvendësues i çdo likeri me aromë portokalli. “Café Illy Coffee Liqueur” është koktejli me liker më klasik, i cili nuk duhet t’u mungojë zgjedhjeve tuaja. Për cilësinë dhe shijen e veçantë, kafeja e përdorur mund të jetë vetëm “Illy”. “Vya Extra Dry Vermouth”. Në minibarin tuaj duhet të keni patjetër një martini të mrekullueshëm dhe një manhatan, me të cilat së bashku do të përfitonit ëmbëlsinë dhe vermutin e thatë. Vya konsiderohet pije e thatë pasi mund të konsumohet edhe pa shtuar një pije tjetër. Megjithatë, në këtë rast mund të përzihet me kujdes me xhin ose vodka të cilësisë së parë. “Angostura Bitters”. Në numrin e limituar të pijeve që përmban minibari juaj modest është e nevojshme dhe e mundur të keni edhe biter. Me të do të mund të përgatisnit një pije të shijshme klasike tepër të preferuar.

28 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›