E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekseni:Është momenti i Elbasanit, skthehet duarbosh nga Lushnja

Nga Elton Karaj

Mbrojtësi i verdhebluve, Ardi Sekseni, beson se ekipi i tij do ta tregojë veten përballë një rivali të drejtpërdrejtë

Lushnja-Elbasani është pa dyshim çifti më interesant i javës së 7-të të kategorisë së parë, jo vetëm se janë dy nga skuadrat me më shumë traditë në këtë kategori, por sepse të dyja kërkojnë të konfirmojnë në këtë moment se janë pretendente serioze për superligën. Në fakt, elbasanasit janë në kushte më komode, sepse janë më afër kreut dhe kanë një ndeshje më pak. Nga ana tjetër, Lushnja ka lënë shumë pikë këto javë dhe kjo do të thotë se në ndeshjen e sotme do të jetë më e karikuar për fitore.

Tek Elbasani janë të bindur për një rezultat pozitiv në këtë transfertë të cilësuar nga më të vështirat e kampionatit, pasi skuadra është në gjendje shumë të mirë dhe trajneri File do ti ketë në dispozicion të gjithë futbollistët. Entuziast para kësaj sfide është shprehur edhe mbrojtësi Ardi Sekseni, një nga titullarët më të spikatur të Elbasanit.

Kryeqytetasi i ardhur gjatë merkatos së verës te verdheblutë, pohon për Sportin shqiptar se Elbasani ka autoritetin për të luajtur për fitore ndaj çdo kundërshtari dhe në çdo fushë. Sipas tij, do të ishte e pafalshme që skuadra verdheblu të lërë pikë ndaj rivalëve të drejtpërdrejtë. Elbasani shkon për fitore në çdo ndeshje dhe kjo dihet, pasi vetë objektivi ynë nuk na lejon të luajmë për rezultat tjetër.

Ne jemi të motivuar, ndaj edhe në fushën e Lushnjës do të kërkojmë ta tregojmë veten si pretendentë realë për superligën, pse jo dhe për vendin e parë. Kuptohet që luajmë për 3 pikët edhe ndaj skuadrave me emër si Lushnja, thekson mes të tjerash Sekseni.

Niveli i lojës Sipas Seksenit, Elbasani është përgatitur mirë në çdo drejtim dhe në stadiumin Roza Haxhiu, nëpërmjet lojës që do të zhvillojë, do të bindë se e ka stofin për të qenë pretendent numër 1. E kemi vlerësuar maksimalisht këtë takim, ndaj dhe stafi teknik ka punuar shumë gjatë javës.

Rezultatin do ta kërkojmë me lojë dhe jo duke ia lënë gjithçka rastësisë. Jam i bindur se niveli i lojës do të jetë i kënaqshëm, sepse luajnë dy nga skuadtrat më të mira të kategorisë së parë. Për momentin jemi gjendje mjaft të mirë, ndaj dhe kam besim se nuk do të dalim pa pikë nga Lushnja, – ka përfunduar mbrojtësi i Elbasanit, Ardi Sekseni 

 

1 pikë

kanë marrë verdheblutë jashtë fushe në 2 ndeshje që kanë zhvilluar deri tani. Ata kanë barazuar në Skrapar dhe janë mundur thellë në Lezhë, ndërsa transferta e Gjirokastrës është shtyrë

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›