Seksi Zajmina
Zajmina Vajsari është këngëtarja e radhës që ka vendosur që të bëjë një klip superseksi për adhuruesit e saj në të gjitha territoret shqiptare.
Kënga që është e punuar me muzikë të Flori Mumajesit dhe quhet “Po ta dija”, e paraqet këngëtaren në një stil krejtësisht të ndryshëm, kurse xhirimet e këngës janë bërë në Kepin e Rodonit, një vend ky i rrallë në brigjet e bregdetit shqiptar.
Kënga është e stilit “house”, përderisa klipi i këngës pritet që të transmetohet së shpejti nëpër televizionet shqiptare.
Në këtë këngë, Zajmina shihet që është në formë të mirë, ndërkaq veshjet e saj sensuale e bëjnë këtë klip edhe me tërheqës për publikun e saj.
Ajo kësaj here nuk do t’i këndojë kësaj ndjenje si një vajzë kapricioze në dashuri, ashtu siç bën shpesh në këngët e saj, si për shembull nëse u referohemi këngëve: “Një më pak, një më shumë”, “1 me 6” etj.
Teksti flet për një çift të dashuruarish që tashmë janë ndarë, por që të dy do të donin të dinin sa e kanë dashur njëri-tjetrin, që të mund të ndryshonin gjërat mes tyre.
“Unë vazhdoj të bëj të njëjtën jetë si më parë, thjesht jam lodhur nga gazetat dhe nga shkrimet që jo pak herë më kanë mërzitur, prandaj jam munduar t’i shmang sa të mundem”. Gjithsesi, duket se një nga përkushtimet e saj të përditshme janë linjat e trupit”, ka thënë ajo në lidhje me atë se si arrin që të ruajë linjat e trupit të saj. Veç kësaj, Zajmina është duke u përgatitur edhe për albumin e saj më të ri.