Surroi pushon në Durrës
Nga Express më 09 gusht 2011 në ora 17:00
Politikani dhe botuesi i gazetës “Koha Ditore”, bashkë me gruan e tij të re, Blerta Syla, ka zgjedhur Durrësin për të pushuar gjatë këtij viti.
Surroi është parë me Blertën duke shijuar plazhin e bregdetit shqiptar në orët e hershme të mëngjesit, ndërkaq ata janë zënë “mat” nga një fotograf i Gazetës Shqiptare, konkretisht suplmentit Bluetooth.
Ndryshe, aktorja e “Familjes Moderne”, Blerta pritet që të lindë së shpejti pasi që mësohet se ajo është shtatzënë, por nuk dihet gjinia e foshnjës së saj.