E Diel, 1 Nëntor 2026

Temperaturat e larta, inspektorët kontrolle në tregje

Nisur nga temperaturat e larta që shoqërojnë këtë stinë, inspektorët e cilësisë ushqimore të bashkisë ndërmorën një sërë kontrollesh në dy tregjet kryesore si në atë të uzinës Dinamo dhe të tregut të Pazarit të ri.

Kontrollet ishin të përqëndruara kryesisht në prodhimet shtazore, pasi ato paraqesin më shumë rrezikshmëri për konsumatorët. Inspektorët kërkuan nga tregëtarët respektimin e kushteve higjeno-sanitare si dhe morën mostra ushqimore për të kryer analiza.
 

Gjithashtu, inspektorët e Bashkisë shpërndanë edhe fletëpalosje për qytetarët, me informacionet për gjërat më të rëndësishme, që duhet të kenë parasysh gjatë blerjes dhe konsumit të ushqimit që tregëtohen në tregjet, në temperaturat e larta.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›