E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seksi i mirë matet me minuta, jo me orë



Përkundër teorive të zakonshme se vetëm seksi i gjatë është i mirë, hulumtimi më i ri i ekspertëve amerikanë dhe kanadezë ka dëshmuar se marrëdhënia kualitative seksuale në fakt zgjat prej tre deri në 13 minuta. Në këtë hulumtim janë shfrytëzuar të dhënat të cilat me dekada i kanë grumbulluar psikologët, doktorët, sociologët dhe këshilltarët për bashkëshortë dhe familje. Sipas tyre, 68 për qind e të anketuarve kanë pasur për detyrë të pozicionojnë zgjatjen e marrëdhënies seksuale nga momenti i penetrimit e deri tek ejakulimi, duke i përshkruar nëpër kategoritë: i kënaqshëm, mbimesatar, tepër i shkurtër dhe tepër i gjatë. Përgjigjet e mbledhura kanë qenë befasuese. Marrëdhënien e cila zgjat prej tre deri në shtatë minuta e kanë vlerësuar si të kënaqshme, mbimesatare është ajo që zgjat prej shtatë deri në 13 minuta, derisa tepër të shkurtër e kanë vlerësuar marrëdhënien e cila zgjat një minutë apo dy. “Mediat kanë krijuar një mit për seksin gjatë gjithë natës, penisët e mëdhenj dhe ereksionin shumorësh, prandaj shumë meshkuj e femra e kanë një pikëpamje të fshehur”,- ka thënë profesori i psikologjisë, Eric Corty, duke shtuar se hulumtimi i mëhershëm ka treguar se njerëzit kanë pasur dëshirë për seks i cili zgjat më së paku gjysmë ore. “Duket se këto pritje jorealiste kanë sjellë deri tek pakënaqësia dhe dëshpërimi”, - thotë Corty dhe shton se këto rezultate të reja do të kontribuojnë në largimin e stereotipeve se vetëm seksi me afat të gjatë kohor është kualitativ.

4 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›