E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e sigurise ne dogana, kusht per liberalizimin e vizave

Me nenshkrimin e MSA dhe integrimin e plote te Shqiperise ne BE, sistemi doganor shqiptar eshte futur ne proces ridimensionimi. Doganat ne pikat kufitare do te funksionojne me se shumti per ruajtjen e sigurise, se sa me zhdoganimin e mallrave. Nendrejtori i Pergjithshem i Doganave, Bujar Vukaj tha se reforma qe tashme eshte futur ne proces synon qe shume atributet e zhdoganimeve te mallrave, t'i marrin doganat e brendshme, ndersa ne pikat kufitare ne themel te punes se administrates doganore do te jete lufta ndaj mallrave te jashteligjshme dhe trafiqeve te ndryshme. Vukaj tha se, kjo reforme ne administraten doganore paraqet kushtin e dyte, pas pajisjes me karta identiteti, per liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian. Zyrtari i larte i Doganave tha se, DPD ka marre te gjitha masat e nevojshme per arritjen e ketij objektivi. Ne kete kuader administrata doganore e ka shtrire punen e saj ne luften kunder trafikut te droges, kunder lendeve helmuese, radioaktive, kimike dhe bakteriologjike, luften kunder pastrimit te parave si dhe luften kunder trafikut te qenieve njerezore dhe automjeteve. Vukaj tha se, pee permbushjen me sukses te ketyre objektivave, puna ka filluar me ristrukturimin e disa strukturave te administrates doganore. Keshtu eshte bere e mundur ngritja e Drejtorise Antitrafik, e cila eshte strukture e re ne varesi te se ciles jane ngritur dhe funksionojne sektoret perkates sipas objektivave. Ne bashkepunim edhe me struktura te tjera te policise dhe shtetit gjate vitit 2008, eshte bere i mundur evidentimi dhe kapja e sasive te konsideruara te droges, parave te padeklaruara, klandestineve dhe automjeteve te trafikuara.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›