NATO heq predhat nenujore
Vlore- Pas operacionit "Plazhe te pastra", prej disa ditesh nje tjeter operacion ka nisur per pastrimin e detit nga sasite e eksplozivit, ne bashkepunim me nje prej vendeve te NATO-s. Ka qene Flota Detare Holandeze, e cila ne bashkepunim me Forcat e Armatosura Shqiptare, ka nisur operacionin e koduar "Albania Lion 09", ku do te behet identifikimi dhe pastrimi i te gjitha zonave ku gjenden sasi lendesh eksplozivi te rrezikshme nenujore, apo predha te mbartura qe prej Luftes se Dyte Boterore, apo te hedhura pas vitit 1997.
Ne kete aktivitet do te perfshihet dhe nje stervitje e perbashket mes dy paleve ne gadishullin e Karaburunit, si dhe ishullin e Sazanit, i cili eshte klasifikuar si me i rendesishmi, per shkak se eshte bashkepunimi i pare qe behet ne kete drejtim me nje vend anetar te NATO-s, qe ka per objekt pastrimin e hapesirave detare. Drejtues te ushtrise shqiptare thane se ky mision do ta ktheje gjirin e Vlores, si dhe te zonave detare, nder me te sigurtat per turizmin.
Pala holandeze ka zhvilluar nje konference shtypi ne anijen "Roterdam", e cila do te sherbeje si platforme per marinsat hollandeze dhe forcat speciale per kryerjen e ketij operacioni, si dhe te stervitjes qe do te behet ne ishullin e Sazanit dhe gadishullin e Karaburunit.
Sipas Artur Mecollarit, kapitenit te rangut te pare, i Flotes Detare Shqiptare, nje prej drejtuesve te misionit, operacioni i perbashket i koduar EOD, (asgjesim i municioneve detare), eshte vijim i misionit "Plazhet e Pastra 2009", e zhvilluar nje vit me pare nga Flota Detare Jugore. Operacioni do te perqendrohet ne disa zona, te cilat ne fazen e pare te ketij operacioni jane evidentuar. Behet fjale per rajonin e Zvernecit, ku pastrimi ka perfunduar tashme, para hyrjes se tunelit, zona e "Shen Vasilit", "Raguza I" dhe "Shen Jani". Keto zona jane pare dhe cilesuar te infektuara nga prezenca e municioneve ne thellesi te ujerave detare dhe pritet qe gjate ketij operacioni te pastrohet teresisht. Mesohet se ka edhe disa zona te tjera te evidentuara si te ndotura nga municionet, por me nje rrezikshmeri me te ulet, qe do te pastrohen ne nje moment te dyte. Ky bashkepunim i Flotes Detare Shqiptare me ate te Mbreterise se Holandes, eshte i pari qe vendi yne ben pas anetaresimit te tij ne NATO.
Ornela Hila