Rreh rojen e shkolles, bie ne pranga
Lushnje- Nje 38 vjecar, banor i Dushkut, ka rene ne pranga te policise pasi kishte rreth nje muaj qe kerkohej prej saj. Burimet zyrtare kane pohuar se ne 19 mars te ketij viti, Lulezim Sanxhaku ka shkuar per t'u futur ne ambientet e shkolles se mesme ne Dushk. Ai nuk eshte lene qe te futej prej rojes se kesaj shkolle Kujtim Dedei. Pasi ka ndeshur ne kundershtimin e rojes, 38-vjecari ka filluar qe ta shaje dhe me pas ta godase, duke u futur keshtu ne ambientet shkollore. Pas denoncimit qe i demtuari kreu ne polici, Sanxhaku u shpall person ne kerkim duke bere qe vetem pasditen e djeshme ta vere ate ne pranga, pasi akuzohet se ka keqtrajtuar per shkak te detyres, rojen e shkolles.
Xh. B.
Xh. B.