Ndalohet qarkullimi ne Ujin e Ftohte
Per tre dite me radhe asnje automjet apo kembesor, nuk do te lejohet te kaloje ne zonen e Ujit te Ftohte per shkak te vendosjes se zones se sigurise. Operacioni i NATO-s, ku Forcat e Armatosura Shqiptare dhe te Mbreterise se Holandes e kane perqendruar operacionin e tyre ne afersi te Tunelit te Vlores, duke vendosur zonen e sigurise ne nje rreze prej 3 kilometra. Per pasoje eshte bere dhe devijimi i rruges Vlore-Sarande, duke bere qe trafiku te perqendrohet ne rrugen e ngushte, ne pjesen e siperme te zones. Artur Mecollari shpjegoi se kjo mase eshte marre per shkak te rrezikshmerise qe paraqesin predhat. Ne kete vend, gjenden aktualisht rreth nje ton predha me eksploziv.