E Shtunë, 31 Tetor 2026

Media ndërkombëtare, interesim për gjyqin Rama-Prifti

Pas shkëmbimit të akuzave publike, mediat më të mëdha europiane kanë paraqitur kërkesat për akreditim në gjyqin e pritshëm mes Edi Ramës dhe Dritan Priftit, nëse kreu i PS do të mund të paraqesë padinë. Interesimi paraprak është për stilin e jetesës të kryetarit socialist, por investigimet mediatike pritet ta vështirësojnë shumë justifikimin e deklaratës së pasurisë të kryebashkiakut, kartelën shëndetësore, por edhe krizat e shpeshta në jetën e tij familjare

Akuzat publike të ministrit Dritan Prifti, në adresë të kryesocialistit Edi Rama, për “shijet” e këtij të fundit, ndaj “pluhurit të bardhë” dhe “tangave”, kanë tërhequr edhe interesimin e mediave ndërkombëtare. Sikur këto akuza të ngeleshin në nivelin e deklaratave publike, ndoshta ky interesim nuk do të ishte kaq i madh. Por, reagimi i “zëdhënësve” të Edi Ramës, herë nga selia e PS-së dhe herë nga godina e bashkisë, për “vënien e nderit në vend” të kryetarit të tyre të dyfishtë, duke depozituar sot një denoncim në gjykatë, ka qenë shkaku i vërtetë që ka zgjuar interesimin e mediave ndërkombëtare. Dhe ky interesim lidhet me faktin se gjithmonë, shumë herë të tjera në të kaluarën, Edi Rama ka “kërcënuar” me denoncime në gjykatë e prokurori, ndaj akuzave ndaj tituj, në më të shumtat për abuzime për korrupsion, por se asnjëherë nuk “e ka mbajtur fjalën”.
Për pasojë, gazetarët e huaj, duke besuar se Edi Rama këtë herë të vetme, përballet me akuza publike, thjesht dhe vetëm për atë që ato kanë të bëjnë me “shijet e tij personale”, do të kapërcejë “fobinë” që ka nga drejtësia dhe një herë të vetme, të paktën nuk do t’ia lërë Anetës, nënë së tij, përballjen në gjykatë për perversitetet e tija.
Ndërkohë, gazetarë të disa mediave të njohura ndërkombëtare, të cilat prej ditësh kanë mbërritur në Tiranë, në pritje që Edi Rama sot të shfaqet para dyerve të gjykatës për të depozituar denoncimin ndaj Ministrit Dritan Prifti, sikurse edhe ka paralajmëruar, kanë filluar punën e tyre investigative, duke plotësuar “dosjen” me akuzat publike ndaj kryesocialistit.
Në punën e tyre investigative, mësohet se gazetarët e huaj, kanë filluar të pyesin dhe interesohen për “stilin e jetës” të Edi Ramës. Pjesë e këtij interesimi është “reagimi i tij ditor”, sikurse janë ambientet jo publike që frekuenton, personat me të cilët shoqërohet gjatë “kohës së lirë”... etj., etj...
Në këtë punë të tyre investigative, mësohet se interesim gazetarëve ju ka ngjallur, jo aq fakti se kryebashkiaku i kryeqytetit nuk banon në Tiranë, se sa fakti që ai banon në Pezë, një fshat në periferi. Në këtë “zbulim” të gazetarëve të huaj, nuk ka kaluar pa zgjuar një kureshtje, fakti se me kë jeton Edi Rama në shtëpinë “historike” të fshatit Pezë. Mësohet se gazetarët e huaj, kanë zbuluar emrin e “pronarit ët shtëpisë”, ku jeton Edi Rama, ndërsa janë duke zbardhur përveçse, pjesën e jetës së tyre private, edhe pjesën e biznesit të ndërtimit, që fillon me pastrimin e kryeqytetit dhe mbaron me ndërtime pallatesh edhe mbi rrugët e Tiranës.
Në këtë punë të tyre investigative, gazetarët ndërkombëtarë kanë zbuluar edhe faktin se Edi Rama herë pas here, “kur e zë nata” në Tiranë, “fut kokën” në një kuvli, diku në “Bllok”, ku sërish me pronarin e “bujtinës”, njëherazi edhe botues gazete, del edhe “bashkëpronar” në “punët publike” të Tiranës, që nga “sistemimi” i rrugëve të Tiranës e deri më pas te rikthimi te riparimit të pusetave të këtyre rrugëve të pretenduara si të rregulluara.
Ndërsa për pjesën e “shijeve” të Edi Ramës, për pjesën e veshjes “trendy”, të tipit “tanga”, dosja e gazetarëve ndërkombëtarë, duket se ka materiale të bollshme, më e vështirë ngelet pjesa e “pasionit” që Edi Rama ka për “pluhurin e bardhë”. Për këtë pjesë, gazetarët ndërkombëtarë thjesht dhe vetëm janë në fazë e verifikimit të thashethemeve, sipas të cilave kryebashkiaku ka pasur lidhje me grupe trafiqesh droge, eksponentët e të cilëve kanë eliminuar njëri-tjetrin, por se nuk kuptojnë, se nga dhe si ai i siguron dozat “3 mijë eurosh” të “pluhurit të bardhë”.
Duket kjo është edhe pjesa më “kurioze” për gazetarët e huaj, se si Edi Rama do të përballet para gjykatës, duke mohuar se nuk vesh tanga dhe se nuk merr drogë...

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›