Banka e Shqiperise pjese e nismes per nje mjedis te gjelber
Banka e Shqipërisë është përfshirë në nismën për një mjedis të gjelbër. Në këtë kuadër institucioni qendror monetar organizoi sot një aktivitet me stenda, ku promovohej rëndësia e mbrojtjes së mjedisit. Aktiviteti u përshëndet edhe nga guvernatori, Ardian Fullani, i cili u shpreh në fjalën e tij se Banka është përfshirë konkretisht në mbrojtjen e mjedisit, duke ricikluar letrat që përdoren brenda në administratë.
Në aktivitetin për mbrojtjen e mjedisit ishin të pranishëm fëmijët, me qëllim shpërndarjen që në krye të herës së kulturës për mbrojtjen e ambientit.