Elbasani me guidë për turizmin
02/06/2011 Kreu i Qarkut: Investimet në infrastrukturë, investime për Elbasanin turistik
Numërohen 70 monumente natyre dhe me dhjetëra monumente kulture
ELBASAN- Elbasani do të ketë tashmë guidën e tij turistike ku përmblidhen bashkë turizmi historik dhe ai natyror, traditat, nevojat utilitare dhe infrastrukturën për të shfrytëzuar të gjitha resurset e qarkut me një shtrirje dhe me thyerje të relievit që të garantojnë bukuri natyrore të papërsëritshme në verë dhe në dimër. Kreu i Këshillit të Qarkut të Elbasanit, si kontribues kryesor për këtë guidë, Blendi Himçi thotë se turizmi është prioritet që kërkon investime por edhe një guidë orientuesve drejt vendeve më të bukura. “Turizmi në Elbasan ka pasur problematikën e vet për shkak të infrastrukturës për shkak të rrugëve jo shumë të mira dhe kjo na ka bërë që një pjesë e këtyre monumenteve të mos bëhet e vizitueshme për momentin. Po kështu banjat termale janë përdorur nga vendasit thjesht për kurim. Deri tani Llixhat kanë qenë një vend kurativ, por kjo zonë që me kalimin e kohës është bërë edhe një destinacion turistik. Pjesa më e madhe është e orientuar nga biznesi privat. Kërkohet edhe një ndërhyrje nga njësia vendore për një koordinimin në shfrytëzim. Këshilli i Qarkut të Elbasanit ka përfunduar planin rregullues për këtë zonë. Qarku i Elbasanit ka pasur një sërë dokumentesh për zhvillimin e turizmit”, shprehet Himçi. “Ne kemi parashikuar në strategjinë për zhvillimin e turizmit dhe kemi parashikuar ndërhyrjet që duhet të bëhen në hartimin e kësaj strategjie ku ka qenë pjesëmarrëse bashkia, universiteti “Aleksandër Xhuvani”. Më në fund kemi ngritur edhe komitetin e turizmit që funksionon pranë Këshillit të Qarkut.
Në fund të muajit janë tenderuar tre rrugë: Rruga Gramsh-Kthesa e Kodovjatit që do t’i japi jashtëzakonisht zhvillim turizmit malor në pjesën e Gramshit. Po kështu është rruga Drizaj-Poroçan që do të japë mundësi vizitimi të shpellave të Poroçanit, të cilat janë një mrekulli e natyrës jo vetëm për qarkun e Elbasanit duke qenë unike në llojin e tyre”. Ndërkohë lidhur me guidën ai thekson se kjo guidë utilitare tërheq edhe më shumë turistët për të para sa më shumë vende dhe për të qëndruar në Elbasan. “Faktikisht kjo guidë prezanton të gjitha vlerat kulturore, monumentale të qarkut të Elbasanit që do të ndihmojë shumë vizitorët. Është jashtëzakonisht i rëndësishëm, pasi jo vetëm promovon vlera, por fton edhe vizitorët që të vizitojnë këto bukuri të rralla të turizmit historik dhe turizmit natyror”, përfundoi ai. Elbasani numëron 70 monumente natyre për t’u vizituar dhe me dhjetëra monumente kulture me vlera të rëndësishme qysh nga periudha ilire e deri në kohën moderne. L. Lleshi