E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestro në AKKP dhe në zyrat e Hipotekës në Tiranë dhe Kavajë

 

TIRANE – Njësia Task-Forcë në Prokurorinë e Tiranës konfirmoi dje se ka sekuestruar qindra dokumente në zyrat e Agjencisë së Kthimit të Pronave në Tiranë si dhe në Hipotekën e kryeqytetit dhe të Kavajës. Prokuroria menjëherë sapo ka zbuluar skandalin e tjetërsimit të pronësisë për “Plazhin e Gjeneralit”, menjëherë ka bllokuar dokumentet shkresore që ndodheshin për këtë çështje në AKKP. I gjithë dokumentacioni është verifikuar në detaje dhe nga përmbajtja e tij është arritur në përfundimin se gjithçka ishte falsifikuar me qëllim përfitimin e padrejtë të pronësisë për plazhin me sipërfaqe 48 hektarë në bregdetin e komunës Synej të Kavajës. Pas bllokimit të dokumenteve në Agjencinë e Pronave, Prokuroria ka arritur në përfundimin se procesi në këtë institucion ishte përmbyllur dhe për këtë shkak vëmendja është zhvendosur në Hipotekën e Tiranës dhe të Kavajës. Në të dy këto institucione, me dokumentet e vjetra të pronësisë dhe me vendimin e Agjencisë së Pronave, po tentohej që “Plazhi i Gjeneralit” të regjistrohej në emër të pronarëve fantazmë, mirëpo ndërhyrja e Prokurorisë është bërë në momentin e duhur, kur regjistrimi është bllokuar, ndërsa në dosje janë administruar dokumente shkresore në cilësinë e provave shkencore të pa kundërshtueshme për falsifikimet dhe abuzimet e kryera. tr.so

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›