Mishmash diplomatik
Skënder Minxhozi
Nëse është e vështirë dhe komplekse të nxirret lista e përgjegjësive dhe anëve negative të kësaj qeverie në shumë aspekte të mandatit të saj, në një vektor të aktivitetit qeveritar mund të thuhet se ky kabinet ka prenotuar qysh tani, disa muaj para zgjedhjeve, biletën për në radhën e parë të dështimit. Diplomacia shqiptare, ose më mirë tërësia e elementëve që ky term përmbledh, ka qenë pa ekzagjerim Vaterloja e kabinetit Berisha. Përtej faktit që sot trupi ynë diplomatik ndodhet i çoroditur e i hutuar nën lëvizjet dhe zhvendosjet e pafund sa ...lart-poshtë, majtas-djathtas, me dhe pa arsye, me dhe pa miqësi e tarafe, me, por më shumë pa kritere dhe respekt të ligjit dhe natyrisht me shumë partishmëri brenda - përtej këtij pazari të madh që është sot aparati ynë i diplomatëve nëpër botë, sistemi ynë i marrëdhënieve me jashtë vuan në mënyrë të dukshme hapin e çakorduar të qeverisjes në Shqipëri. Jo vetëm emërimet e ambasadorëve, që janë kthyer në një sagë të shëmtuar bërrylash dhe rivalitetesh emrash dhe miqsh, por edhe shumë aspekte të tjera të aktivitetit tonë diplomatik ndodhen sot të deformuara nga shkalla preokupuese e politizimit të sistemit. Në të gjitha nivelet e tij, nga ai i specialistit në MPJ, e deri tek diplomatët e të gjitha gradave nëpër përfaqësitë tona jashtë vendit.
Kemi sot një ministër të Jashtëm që ka probleme me drejtësinë dhe që e përdor indirekt profesionin e tij për ta mbajtur larg vetes rekursin ligjor që ka nisur Prokuroria. Kemi një kryetare Parlamenti që ka marrë përsipër të jetë ajo ministri i vërtetë i jashtëm i këtij vendi dhe që për pasojë, bën jo rrallë gafa si ajo e kongresmenit të rremë apo e fotos po të rremë me Hilari Klintonin. Kemi më në fund star-in e vërtetë të kësaj orkestre pa dirigjent, kryeministrin, i cili tjetër metër përdor këtu në shtëpi ndaj ndërkombëtarëve, e tjetër sjellje buzëqeshëse shpalos para shefave të tyre në Uashington, Bruksel, Londër dhe Paris. Dje u tha me të madhe se kryeministri kishte "takuar" zv.presidentin amerikan Joe Biden. Të gjitha fotot që shëtisnin në faqet e para të gazetave, tregonin dy burra në këmbë që i qeshnin njëri-tjetrit, sikur sapo të kishin treguar ndonjë histori pikante "meshkujsh". Protokolli i thjeshtë në këto raste, e përcakton qartë se cili është takim dhe cili salutim korridoresh. Ky detaj pasqyron qartë diplomacinë e sipërfaqes, të rimelit dhe të makijazhit që aplikohet sot këtu tek ne.
Megjithëse qeveria është aktualisht e rrethuar, në kuptimin më konkret të fjalës, nga kriticizmi në rritje i institucioneve ndërkombëtare, organizmave të tjera të rëndësishme dhe i diplomatëve të të gjitha rangjeve në Tiranë, asgjë nuk duket se arrin ta prishë fjalorin "alkimist" të zëdhënësve hemafroditë, për të cilët një kritikë nga Brukseli është në fakt një tentativë e Edi Ramës për të mbyllur dosjen e vet familjare, apo një raport negativ i Strasburgut, duhet kuptuar si një komplot i dështuar i të majtës për të diskretituar qeverinë. Në këtë propagandë dacibaosh të kohës së Revolucionit Kulturor, ushqen sot muzën e saj edhe diplomacia, e cila është e shtrënguar rregullisht ta quajë të bardhë edhe copën e qymyrit, vetëm sepse "kështu duhet". Ky kod i shtrembër komunikimi me të huajt i detyron sot diplomatët tanë, shumë prej të cilëve me një shkallë të admirueshme integriteti dhe eksperience, që të mbrojnë nga halli teza të tilla naive si ajo e rritjes dyshifrore apo që t'i kundërvihen tërësisht të pabindur në atë që thonë, raporteve dhe kritikave të shumta që bien sot mbi qeverisjen tonë. Diplomacia është skalioni i parë i përshtypjes së të huajve. Serioziteti dhe objektiviteti i saj janë parakusht për një efektivitet maksimal dhe të qëndrueshëm në raport me të huajt. Sot detyra e saj po anon më shumë nga ajo e magjistarit dhe prestigjatorit, që duhet të bindë me iluzione optike të pabindurit, skeptikët dhe kritikët jo të paktë të standardit "shqiptar" të demokracisë.
Kjo bën që diplomati shqiptar të detyrohet t'i shkelë jo rrallë kodet e tij deontologjike, të cilat e shohin veten të spostuar nga gjithfarë qëndrimesh dhe mosqëndrimesh në thelb artizanale dhe të paarsyeshme të shefave politikë. Ai që sot shihet në stendën e politikës sonë të jashtme është në jo pak raste një diplomat partizan dhe servil, i politizuar dhe diletant, pasqyrë e shefave në hall dhe e fushatave elektorale që po trokasin në derë. Kjo racë gjallon sot kudo brenda sistemit dhe u ka mbyllur gojën jo pak profesionistëve, që siç dihet në këto raste, janë të shtrënguar të rreshtohen në shumicën e heshtur me ngjyrë gri në fund të rreshtit.