Të vjetruarit
Erisa Xhixho
Kanë dy probleme madhore sot në qëndrimet karshi Lëvizjes Socialiste për Integrim disa ish-analistë dhe disa kandidatë për politikanë. E para; përpjekjen e çuditshme që me çdo kusht t'i vendosin në një vijë partie PS dhe LSI, me qëndrime, ide apo edhe platforma të njëjta. E dyta dhe më kryesorja; sot në Shqipëri, Lëvizja Socialiste për Integrim është e vetmja forcë opozitare. Në pushtet është Sali Berisha, i cili kontrollon qeverinë qendrore. Por në pushtet është edhe Edi Rama që kontrollon qeveritë vendore, dhe jo pak, por shumicën e qyteteve më të mëdha të vendit Dhe fatkeqësisht, Berisha dhe Rama kanë arritur në kompromise të njohura e të panjohura që shkojnë prej politikës e deri tek interesat ekonomike respektive. Në këtë gjuhë të përbashkët mes dy pushteteve, që në aparencë hiqen si opozitarë, i vetmi zë real për transparencën publike është Lëvizja Socialiste për Integrim. Dhe ka të paktën dy vjet, që në një terr të vërtetë informativ, ku media tashmë duket se është kapur përfundimisht nga Berisha dhe Rama, LSI përpiqet të rrëzëllejë sadopak dritë dhe shpresë për qytetarët. Sigurisht aty ku nuk lexon zonë e ndaluar shkruar nga palët që luftojnë me pambuk.
Pikërisht nga këto pandehma të gabuara, disa analistë dhe ndonjë ish i tillë që rikthehet në shtyp sa herë afrojnë zgjedhjet si dhe disa menaxhues fondesh që aspirojnë të bëhen politikanë, ngatërrojnë mirazhet e tyre me idetë e LSI-së.
Rrëzimi sërish i buxhetit të Edi Ramës, (nuk mund të quhet më buxheti i Tiranës, pasi Rama e personalizoi), ka sjellë si reagim të parë nga të sipërpërmendurit "gëzimin" se Meta bashkoi votat me Berishën. "Tosun Baçi fjeti tek Fizët dhe këta u bënë me ballin", siç do të thoshte Mato Gruda. Por kjo nuk është kaq e thjeshtë dhe nuk mund të shitet kaq lehtë dhe kaq lirë duke vazhduar t'i ngatërrosh shqiptarët me tufën e deleve. LSI nuk ka bashkuar asnjë votë asnjëherë me Partinë Demokratike dhe Sali Berishën. Dhe kjo nuk ka ndodhur as në këshillin bashkiak, sado të vazhdojë të disinformojë kryetari i bashkisë. LSI ka mbajtur qëndrimin e saj konstant prej disa muajsh, duke kërkuar me qetësi dhe pa shumë bujë disa ndryshime në buxhet, të cilat shkonin direkt në interes të qytetarëve. As nuk i hiqte meritat Ramës për buxhetin dhe as nuk tentonte t'i ndërhynte në politikën e re buxhetore sipas edhe disa kryeqyteteve europiane. Thjesht LSI kërkoi, po të flasim në gjuhën e rëndomtë të ndonjë analisti, zbardhjen e fondeve për kanalet e zeza dhe kaloriferët. Kjo nuk do të thotë se bashkoi votat me PD, pasi PD edhe sikur buxheti të ishte më i miri në planet, do të votonte kundër, njësoj si deputetët e PS-së në Kuvend. Nëse marrim këtë logjikë, i bie që Rama ka nisur të tradhtojë të majtën shqiptare, pasi Partia Socialiste bashkoi votat me aleatët e Partisë Demokratike.
Tek-tuk ka dhe mendime se e gjithë kjo ishte një aksion i LSI për të fituar kredo politike, por në një çështje jo shumë madhore. Këtu vetëm aksion politik nuk ka. LSI nuk ka ndërmarrë vetëm një aksion politik në Shqipëri, por disa, dhe dihet mirë se si reagon ajo ndaj një aksioni politik të vendosur në strukturat e saj. Këtu ishin vetëm vendimet e këshilltarëve të LSI në këshillin bashkiak, besojnë apo nuk besojnë skeptikët e përjetshëm shqiptarë, që ende nuk kanë mbajtur një qëndrim serioz për xhaketat e kthyera mbrapsht në PS, të shitura si politikë e re. Nëse vërtet do të kishim të bënim me një vendim politik, LSI kishte mundësi të rrëzonte edhe buxhete të tjera dhe të provokonte një krizë lokale të shumanshme. Por LSI nuk është shkatërrimtare e këtij vendi, por natyrisht as nuk mund të bëhet pjesëmarrëse pasive në vjedhjen e këtij vendi. Dhe paratë e qytetarëve janë një çështje madhore. Madje, kjo është çështja më madhore për politikanët. Këtu nuk hyn as Kushtetuta, as prokurorët, as Kodi Zgjedhor, as Presidenti e as Kryeministri. Kjo ka të bëjë drejtpërdrejtë me xhepat e qytetarëve tanë. Dhe për LSI-në kjo është madhore. Madje, duke marrë mbi vete edhe riskun e madh (siç edhe është duke ndodhur) që ta akuzojnë si bllokuese e parave të investimeve për qytetarët. Që po ndodh rëndom nga megalomanët-pupulistë që aspirojnë të bëhen politikanë.
LSI nuk mund të mbyllë sytë me frikën se do marrim mbi vete akuza. Sepse ajo ka aq forcë sa të mbajë mbi vete edhe përgjegjësi edhe detyra. Dhe sytë nuk i ka mbyllur edhe kur ka qenë në koalicion me Partinë Socialiste, por gojën e ka hapur atje ku duhej, pavarësisht se për ata që dinë të numërojnë, nga 2007 e deri tani, ka kaluar vetëm një buxhet, ai i 2008-ës.
Gjithsesi, LSI do të ishte e gatshme të votonte pro këtij buxheti, nëse Edi Rama nuk do të vijojë qëndrimin e tij arrogant nga njëra anë për mosndryshim, (e konsideron Tiranën si produkt të tijin ku mund të bëjë ç'të dojë vetëm me formulën, është për qytetarët), dhe nga ana tjetër me sulmet e ulëta ndaj LSI-së. Rama nuk mund të rregullojë në bashkinë e Tiranës atë që prishi në Kuvendin e Shqipërisë. Dhe nuk mund të pastrojë për një muaj pisllëkun që mblodhi për dy vjet. Aq më pak mund t'ia faturojë të gjitha këto Lëvizjes Socialiste për Integrim. As ai, dhe as kurrkush tjetër. Këto metoda janë vjetruar së bashku me përdoruesit e tyre "të paanshëm", që kush e di në ç'vit u ka mbetur sahati.