E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohen 1.5 ton hashash ne Seman

1500 kg lëndë narkotike kanabis sativa është braktisur në bregdetin e Semanit në Fier si pasojë e një aksioni të nisur mbrëmjen e së enjtes nga policia kufitare kur në det është dalluar një gomone. Forcat e policisë janë vënë në ndjekje të saj e për pasojë gomonia është braktisur nga drejtuesit.

Ndërkohë që një zetor i ngarkuar me sasinë e madhe të lëndës narkotike ishte në pritje të gomones për ta ngarkuar atë. Si pasojë e baticës detare zetori është përmbytur dhe në këto momente është braktisur nga drejtuesi i tij së bashku me lëndën narkotike. Mëngjesin e sotëm është konstatuar se 92 thasët me kanabis kanë dalë përgjatë bregdetit në Seman në vendin e quajtur Godull. Së bashku me thasët me drogë të presuar trafikantët kanë patur edhe 27 bidona, 30 kg me benzol të cilët mendohet se do të furnizonin motorrin e gomones gjatë transportimit të lëndës narkotike drejt Italisë.

Në bregdetin e Semanit kanë mbërritur forcat e policisë së Fierit të drejtorisë rajonale të kufirit dhe forcat delta të cilat po punojnë për identifikimin e gjurmëve të gjetura në vendin e ngjarjes. Kjo është sasi më e madhe e drogës e kapur ndonjëherë në qarkun e Fierit .

Aleksandër Nushi
Azhornuar së fundi ( e premte , 01 prill 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›