Berisha ne Petrele Rama me alternativen e shpifjes
Kryeministri Berisha nga Petrela akuzoi kundeshtarin politik se ne keto zgjedhje po ofron vetem alternativen e shpifjes. Pasi prezantoi kandidatin e demokrateve ne kete njesi dhe peruroi ambjentete e nje shkolle te rikonstruktuar, kryeministri u ndal te slogani i socialisteve “fajin e ka Saliu”, duke e ironiziuar kete ne ate qe cilesoi si faji per zhvillimin dhe investimet per vendin.
”Alternativa e tij është ‘fajin e ka Saliu’. Atëherë unë do t’i them se faji i Saliut do të bëhet sa mali i Dajtit sepse unë do ndërtojë rrugë, shkolla, do subvencionoj ullishte, do ndërtojmë kanalizime. Këto zotëria e tij i konsideroj për faje. Kjo, përkundrazi, dëshmon se ti vuan nga një mendësi e vjetër, e akuzatorit, kur ti vetë bën gjykatësin, prokurorin, shpifësin, trilluesin dhe nuk sjell asgjë, asnjë alternativë, asnjë propozim, asnjë sugjerim në interes të qytetarëve” tha Berisha.
Qytetari dhe identifikimi i problemeve te tij do te jene te qender te kesaj fushate deklaroi kreu i qeverise. ”Ju ftoj ju të votoni atë që punon për ju. Ju garantoj se katër vitet që vijnë do ju mbështesim si qeveri” tha Berisha.
Duke u ndalur te investimet per Petrelen kryeministri tha se ajo ka qene ne qender te vemendjes se qeverise si nje zone e rendesishme turistike. Demokratet garojne ne Petrele me kandidatin Ylli Kupi.
Rovena Moçka
Azhornuar së fundi ( e premte , 01 prill 2011 )