E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE per rregjistrimin Shtyrja nuk eshte drame

Do të ishte mirë që rregjistrimi i popullsisë të ishte bërë para zgjedhjeve për të bërë një planifikim më të mirë në vend, por nuk është problem edhe shtyrja e këtij procesi. Kështu është shprehur nga Gjirokastra ambasadori i OSBE ne Shqiperi Eugen Wollfarth pas takimit me krerët lokalë.

“Regjistrimi i popullsisë do të bëhet brenda vitit 2011. Patjetër që unë mendoj se ai duhet të ishte zhvilluar edhe më parë për të patur një organizim më të mirë, por nuk është ndonjë dramë e madhe shtyrja e tij. Të gjithë shtetasit që jetojnë nëShqipëri janë shqiptarë dhe nuk mendoj se duhet të jetë ndryshe” tha Wollfarth.

Ndërsa përsa i përket procesit zgjedhor ambasadori Wollfarth vlerësoi se ndryshime në kod nuk mund të bëhen më duke shtuar se faktori ndërkombëtar pret zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Të gjitha propozimet janë hedhur në tryezë në Tiranë dhe ato do diskutohen mes palëve. Megjithatë kandidatët dhe gjithë administrata që i mbështet duhet të hyjnë në garë me një dëshirë të mirë që të kryejnë zgjedhje sa më të mira të mundshmetë lira dhe demokratike” tha Wollfarth.

Për monitorimin e zgjedhjeve të 8 majit sipas ambasadorit Wollfarth kane mbritur në shqipëri ekipe nga OSBE dhe ODIHR.

Ismail Xhaferri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›