E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrane policin. Dy ne burg. Pritet masa ndaj Stojanit

Gjykata e Krimeve te Renda ne Tiranë la ne burg pa afat 2 nga 3 autoret e vrasjes se punonjesit te policise Roland Lika me 18 Tetor 2010. 17- vjeçari me iniciale E. Z dhe 25- vjeçari Jetnor Nakoleci u perballen me togat e zeza ne gjykaten e Krimeve te Renda, te akuzuar per vrasje me paramendim te personave me cilesi te vecanta.

Ndersa personi tjeter i perfshire ne krim eshte edhe Saleo Stojani, i njohur ne boten e krimit per vjedhje qe me moshe te hershme. Mesohet se Jetnor Nakoleci ka  marre persiper vrasjen duke perjashtuar dy bashkepunetoret e tij, Stojani dhe 17- vjeçarin E.Z.

“Kërkoi vetë që të shprehet dhe shprehimisht tha se ‘më datë 18 tetor 2010 vrasjen në Çole të Vlorës e kam realizuar unë me pistoletë’. Po ashtu lidhur me masën e sigurimit kërkoi arrest. U shpreh ‘dua të ndiqem me arrest. Për këtë vepër të rëndë që kam bërë jam thellësisht i penduar’” tha Pelivan Luci, avokati i Jetnor Nakolecit.

3 personat ekzekutuan me arme zjarri me 18 tetor 2010 në qytetin e Vlores, punonjësin e policise, nenkomisarin Roland Lika, ndersa ky i fundit ishte ne detyre. Gjykata e Krimeve te Renda pritet të vendose masen e sigurise edhe per Saleo Stojanin, i cili tashme duket se nuk do t’i shpetoje burgut.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›