Shkoder perfaqesuesit socialiste proteste per parregullsite ne lista
Keshilltaret socialiste te bashkise Shkoder dhe mbeshtetesit e tyre kane kane protestuar para bashkise për parregullsitë e verejtura ne listat paraprake te zgjedhesve. Valbona Tula kryetare e KZAZ-se numër 40 qe do administroje procesin zgjedhor per bashkine me te madhe te qarkut ka identifikuar disa nga problemet qe sipas Partise Socialiste do te kompromentojne procesin zgjedhor të 8 majit.
“Për rreth 35 mijë zgjedhës të rregjistruar në këto lista mungon kodi i banesës. Problem tjetër është numri i votuesve mbi ligjin në qendrën e votimit. Shumë qendra janë vendosur në ambjente private të përzgjedhura në mënyrë të njëanshme dhe selektive. Vazhdojnë pasaportizimet nga zonat periferike në qytet, megjithëse pas datës 8 mars ato nuk duhet të vendosen në listën zgjedhore” tha Tula.
Duke përgënjeshtruar akuzat e Partisë Socilaiste bashkia Shkodër ka bërë thirrje për bashkëpunim në administrimin e procesit zgjedhor.
“Bashkia Shkodër në zbatim të kërkesave të kodit zgjedhor ka realizuar afishimin e listave paraprake që më datë 26 tetor 2010. Përsa i përket pesë qendrave të vendosuar në ambjentet private deklarojmë se janë të njëjtat qendra me të njëjtat vende për disa zgjedhje rradhazi dhe se caktimi i tyre është bërë me autorizim të veçantë nga KQZ-ja. Nuk janë pranuar kërkesa për ndryshim të listave paraprake pas datës 8 mars dhe nuk janë bërë ndryshime për të mos krijuar kaos dhe lëvizje të njerëzve nga një qendër votimi në tjetrën” tha zëdhënësi i bashkisë Ritvan Dibra.
Problemi me listat nga Partia Socialiste Shkoder eshte ngritur qe me shpalljen e listave paraprake te zgjedhesve ne muajin nentor por zyrtarisht sipas zëdhënësit Dibra në zyrat e gjendjes civile nuk është bërë asnjë ankesë nga ky subjekt politik.
Bruna Gjoka