Haxhinasto- Tahiri Pas bisedimeve kosova drejt BE-se

Zevendeskryeministrja e Kosoves Edita Tahiri ka konfirmuar ne Tirane karakterin teknik te bisedimeve Kosove- Serbi. Pas takimin me shefin e diplomacise shqiptare Edmond Haxhinasto, numër dy i qeverise kosovare tha se bisedimet i sherbejne marredhenieve dhe afrimit te Kosoves me BE.
”Fjala është për një dialog teknik ku do të diskutohet për çështje teknike. Kjo kornizë është e konfirmuar nga aleatët e Kosovës, BE, SHBA dhe të tjera shtete. Vetë fakti që Kosova ka pranuar të hyjë në dialog është një vlerë e re në politikën e jashtme e cila besoj se u shërben edhe këtyre vendeve që mendojnë se Kosova vazhdimisht prodhon stabilitet dhe konstruktivitet edhe me këtë rast” tha Tahiri.
Te njejten gje konfirmoi edhe ministri yne i jashtem Edmond Haxhinasto per te cilin ky proces dialogu do të jetë teknik, ku Kosova prezantohet si një shtet sovran me të drejta të plota.
“Në bisedimet midis republikës së Shqipërisë dhe republikës së Kosovës nuk e pengojnë këtë proces, përkundrazi. Ka një dinamikë pozitive në komunikimin që diplomacia e republikës së Kosovës dhe ajo e republikës së Shqipërisë kanë me vende të tjera dhe sigurisht që në kohën dhe vendin e duhur i gjithë produkti për aktivitetin diplomatic do të bëhet I ditur edhe për publikun” tha Haxhinasto. Numri dy i qeverise kosovare vuri ne dukje ndihmen e madhe qe Shqiperia i ka dhene Kosoves ne drejtim te forcimit te institucioneve dhe demokracise ne shtetin e ri.
Rovena Moçka