Sekuestrohen 150 kg marijuane dy ne pranga

GJIROKASTR - Policia ve ne pranga dy shtetas te cilet po tentonin te kalonin per ne Greqi 150 kg marijuane. Stavri Hakarepi 38 vjec dhe Gazmir Avduli 36 vjec u arrestuan mbremjen e se premtes gjate operacionit te koduar Pritje e gjate nga policia e Gjirokastres.
Burimet zyrtare te policise bejne te ditur se per kete ceshtje kishte nisur nje hetim 5-mujor duke bere te mundur dokumentimin e plote ligjor te veprimtarise kriminale te grupit te mirorganizuar ne fushen e trafikut te lendeve narkotike grup i cili zhvillonte veprimtarine e tij ne rrethet Gjirokaster Delvine dhe Sarande. Nga hetimet rezultoi se Stavri Hakarepi dhe Gazmir Avduli jane organizatoret kryesore te ketij grupi nderkohe qe po hetohet per anetaret e tjere.
Ngarkesa eshte siguruar ne fshatin Lazarat dhe eshte transportuar e magazinuar ne rrethin e Delvines me destinacion perfundimtar shtetin grek. Pas informacionit te marre se droga do te transportohej mbremjen e se premtes policia ka organizuar operacioin per te bere te mundur arrestimin e autoreve. Ndjekja ka filluar qe ne Delvine ku drejtuesi i automjetit pasi ka konstatuar forcat e policise ne ndjekje te tij ka braktisur makinen dhe eshte larguar.
shte bere i mundur bllokimi dhe sekuestrimi i automjetit tip Mercedes me targa italiane AZ 587 VW ne te cilin u sekuestruan ne cilesine e proves materiale ne bagazh dhe ne brendesi te tij 5 canta te medha shpine te mbushura me pako te mbeshtjella me natriban ku brenda tyre kishte lende narkotike te dyshuar si mariuane.
Pas keqyrjes qe iu be cantave rezultoi se pesha e pergjithshme ishte 150 kg. Vijon puna per kapjen dhe ndalimin e personave te tjere te implikuar ne kete trafik. Dy te ndaluarit akuzohen per trafikim te lendeve narkotike.