E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hungaria ndryshon ligjin për mediat

Qeveria hungareze i ka dorëzuar Parlamentit amendamentet për ligjin e diskutueshëm për mediat, të cilin Bashkimi Evropian e ka kritikuar rëndë, sepse, siç u vlerësua, pengon lirinë e gazetarëve.

Vendimi u bë i ditur në faqen e internetit të Parlamentit hungarez.

Teksti, i nënshkruar nga ministri hungarez i Drejtësisë dhe Administratës, Tibor Navraçiç, sipas ndryshimeve në ligj, siguron mbrojtjen e burimeve të gazetarëve dhe zvogëlon kontrollin mbi median e shkruar.

Në bazë të ligjit të diskutueshëm, i cili hyri në fuqi më 1 janar të 2011-s, u formua Këshilli për Media, puna e të cilit punë ishte kontrollimi i të gjitha mediave hungareze.

Për shkak të këtij ligji dhe kufizimeve tjera, Hungaria, në indeksin e këtij viti të Freedom House, ka rënë nga vendi me liri të plotë, në atë me liri të pjesshme të shtypit. / Evropa e Lirë


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›