Sekuestrohen 40 kg kanabis ne Durres dhe Muriqan

Një sasi prej 20 kilogramë drogë e llojit kanabis sativa është sekuestruar nga agjentët e antidrogës ne porti e Durrësit. Nga drejtoria e policisë mësohet se droga e llojit canabis sativa është kapur në një në automjet tip fiat punto me targa AH 110 Ry, ndërsa droga ishte e fshehur në tapicerinë e automjetit. Policia ka arrestuar poseduesin e saj 48 vjecarin Rodolf Nani me origjinë nga Elbasani dhe banues në Itali. Nga ana e agjentëve të antidrogës po merret në pyetje i arrestuari me qëllim zbardhjen e plotë të vendit të origjinës së lëndës narkotike apo edhe destinacioni përfundimtar te drogës i cili paraprakisht dyshohet të jetë Italia. E njëjta sasi droge është kapur edhe në pikën kufitare të Muriqanit. Policia lokale ka arrestuar dy shtetasit Sulejman Dervishi e Astrit Zguri të cilët po transportonin me makinë 20 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.